Kategoritë

VLERA TË GJELBRA Taravari: T’u kushtojmë më tepër vëmendje aktiviteteve që i ndihmojnë mjedisit jetësor

Karvani i Gjelbër i CIVILit mbajti punëtori  “Po vijnë të Gjelbrit” në komunën e Gostivarit, në të cilën mori pjesë kryetari i Komunës, Dr. Arben Taravari.

-Së pari, unë do të doja të falënderoj organizatën joqeveritare CIVIL, i cili gjithmonë di të na nderojë me praninë  dhe aktivitetet që organizon në Gostivar. Po ashtu te OJQ-ja Gveko nga Gostivari, me të cilën komuna ka një bashkëpunim relativisht të mirë. Si pjesë e kësaj, komuna e Gostivarit tashmë ka filluar aktivitete të caktuara, siç mund ta shihni, pas nesh është rruga e biçikletave, në kalatën e Vardarit, të cilën e bëmë me një investim të vogël, por tashmë duket bukur. Ne arritëm të bëjmë një korsi për çiklistë  për një kilometër e gjysmë, ose një mijë e pesëqind metra. Si komunë mund të jemi krenar që jemi ndër komunat e pakta me një hapësirë ​​të madhe të gjelbër, veçanërisht në këto tre vjet kemi investuar në tre parqe të vegjël. Pothuajse nuk ka vendbanim apo fshat në territorin e komunës së Gostivarit në të cilin nuk ka zona të gjelbërta, dhe kështu do të vazhdojmë në të ardhmen. Nesër, aktivitete të caktuara na presin përsëri, do të jetë një ditë kur nuk do të përdorim fare makina në qytet, por do të jetë një ditë e biçikletave në qytetin tonë …
Ky është viti i dytë që ne kemi organizuar një aktivitet të tillë, dhe shpresojmë që të gjithë ne, si qeveria lokale dhe ajo qendrore, t’i kushtojmë më shumë vëmendje ekologjisë dhe rëndësisë së të gjitha aktiviteteve që ndihmojnë në pastrimin e ajrit, tokës së pastër dhe ujit të pastër, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari, në punëtorinë “Të Gjelbrit po vijnë”.


Karvani i Gjelbër është pjesë e projektit “Po vijnë të Gjelbrit” të zbatuar nga CIVILi në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Bеll.