Kategoritë

EKONOMI Korridori i gjelbër në VK Tabanoc – Preshevë lehtëson tregun

Korridoret e gjelbra e përshpejtojnë rrjedhën e mallrave gjatë krizës së koronës dhe do të vazhdojnë të funksionojnë për t’i ndihmuar komunitetit të biznesit të bëhet më konkurrues, deklaroi gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave të RMV-së e cila këtë vit kryeson Nënkomitetin për Doganat dhe Origjinën brenda CEFTA-s dhe përfaqësuesit e CEFTA Sekretariatit CE, Komunitetit të Transportit të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Korridori i gjelbër i cili është një iniciativë e doganave të Maqedonisë u mundëson kamionëve ta kalojnë kufirin më lehtë, në korridorin e hapur 24 orësh, për ta ulur kohën e pritjes në minimum. Në pandemi, korridoret filluan t’i përdorin kamionët që bënin furnizime mjekësore, ilaçe, perime, produkte ushqimore.

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski thotë se ky projekt, për të cilin dogana u angazhua para dhe gjatë pandemisë, e konfirmon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kompetente. Ai gjithashtu e kujtoi funksionimin e “One Stop Shop” dhe e vlerësoi atë si hapin e parë për bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal.

Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha se korridoret ndihmuan për qarkullimin e ilaçeve dhe mallrave për të cilët të gjithë ishin të shqetësuar në fillim të pandemisë. Ajo sqaroi se i gjithë rajoni ka 14 kalime dhe në fillim kamionëve u duheshin 20 orë rraskapitës për t’i kaluar kufijtë dhe se as kostot ekonomike nuk duhen harruar. Me hapjen e korridoreve në nivelin rajonal, thotë Bregu, priten kursime prej 800 milion euro. Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë presion për hapjen e korridoreve të tilla midis vendeve në rajon.

Matej Zakonjshek, Drejtor i Komunitetit të Transportit të BE-së, tha se ky vendkalim është një shembull i shkëlqyeshëm se si duhet të funksionojnë pikat kufitare, ndërsa ky projekt, siç theksoi ai, duhet të zgjerohet edhe midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Xhikiq, ndërkohë, tha se është nevojitur vetëm një muaj për t’u përpunuar projekti duke filluar si ide, duke theksuar se 400 njerëz nga vendet e CEFTA-s kanë punuar, përfshirë administrata të shumta, veterinare, fito-sanitare, shëndetësore.

Ndërkohë, Sasha Milenkoviq, drejtues i Doganës së Nishit, theksoi se projekti është me interes të përbashkët, e zvogëlon mbajtjen e kamionëve, në këtë mënyrë vendet bëhen më konkurruese dhe pret numër më të madh të kamionëve në të ardhmen.

Në ndërkohë, CEFTA njoftoi se ata do të bëjnë disa përforcime të caktuara në marrëveshjen midis shteteve anëtare, në mënyrë që t’i forcojnë mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të cilat deri më tani kanë tejkaluar në nivel dy palësh.

 

burim: mia.mk