Kategoritë

EKONOMI LSDM: Paga mesatare në korrik është rritur për 8,5 për qind, vazhdon trendi i rritje së pagave

Nga LSDM deklaruan që pavarësisht kohës së krizës e cila është paraqitur për shkak të Kovid-19, kanë arritur që të rrisin rrogën mesatare të qytetarëve.

„Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë,  neto-paga mesatare e paguar mujore për punëtor, në korrik të këtij viti, arrin 27.867 denarë. Paga mesatare në shtet, edhe në kushte të krizës së shkaktuar nga pandemia  e koronavirusit është për 8,5 për qind më e lartë në krahasim e korrikun e vitit 2019. Nga qershori i vitit 2017 kur  me Qeverinë filloi të udhëheq LSDM paga mesatare në shtet u rrit  për 4.423 denarë. Përpjekjet e LSDM-së për  ekonomi inovative, konkurente, e cila do të sigurojë  rritje stabile ekonomike,  si dhe ndihmë dhe mbështetje  për ruajtje të vendeve të punës, për firmat dhe qytetarët e goditur me krizën  e nxisin trendin e rritjes së pagave“, thuhet në deklaratën e re të tyre.