Kategoritë

KARVANI I GJELBËR Promovim i vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit në Shtip dhe Sveti Nikollë

Qytetarët që vizituan info stendat e Karvanit të Gjelbër të CIVILit në Shtip dhe Sveti Nikollë patën mundësinë të këmbejnë përvoja dhe pikëpamje me ekipin e CIVILit në temën e vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe anti-nacionalizmit.

Qytetarët gjithashtu morën pjesë në video ankteimin: “Pse gjelbër? “Thuaj mendimin tuaj me zë të lartë!” Ekipet dhe aktivistët e CIVILit udhëtojnë nëpër vend dhe mbajnë ngjarje të shumta në bashkëpunim me komuna dhe organizata lokale të shoqërisë civile. Info-stendat ofruan materiale informuese dhe edukative mbi atë që përfaqësojnë vlerat e gjelbra, si qëllimet dhe angazhimet e Green CIVIL, por gjithashtu edhe mënyrën se si të bëheni pjesë e Platformës Qytetare të Gjelbër për Demokraci, Anti-Nacionalizëm dhe Alternativa të Gjelbra Politike, Sociale dhe Ekonomike.