Kategoritë

Kuvend Nesër votohen zëvendës ministrat, publikohet lista e plotë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të zhvillojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Seanca është caktuar në ora 11:00, pasi që Qeveria të premten ka dorëzuar listën dhe propozimet me kandidatët për zëvendësministra.

Në listën qeveritare figurojnë 8 zv/ministra shqiptarë, 6 zv/ministra të komunitetit maqedonas si dhe dy zv/ministra nga komuniteti turk.

Për herë pare është arritur ky numër rekord i përfaqësimit nga ana e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv. Ja lista e plotë e emrave:

Zv/ministër i mbrojtjes – Bashkim Hasani

Zv/ministër i brendshëm – Nazim Bushi

Zv/ministër i drejtësisë – Agim Nuhiu

Zv/ministre e jashtme – Fatmire Isaku

Zv/ministër i financave – Dimitar Kovaçevski

Zv/ministër për sistem politik – Ilhan Rahman

Zv/ministër i ekonomisë – Zoran Manevski

Zv/ministër i bujqësisë – Trajan Dimkovski

Zv/ministër i shëndetësisë – Ilir Hasani

Zv/ministër i arsimit – Arafat Shabani

Zv/ministër i kulturës – Sedat Sulejmani

Zv/ministër i pushtetit lokal – Zoran Dimitrovski

Zv/ministër i punës sociale – Enver Husein

Zv/ministër për shoqëri informatike dhe administratë – Aleksandar Bajdevski

Zv/ministër për transport dhe lidhje – Bekim Rexhepi

Zv/ministre e ekologjisë – Hristina Oxhaklieska.