Kategoritë

19 vite 11 Shtatori – Dita kur terrorizmi bashkoi botën për paqë dhe siguri

Sot është 11 shtator, dita kur 19 vjet më parë grupimi terrorist Al Kaeda ndërmori sulmin më të madh terrorist kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Objektiv ishin Kullat Binjake në New York, ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Pentagoni, Ministria e Mbrojtes dhe Shtëpia e Bardhë në Washington, selia e presidentit amerikan.

Sulmi i ndërmarrë me avionë dhe kamikazë solli një bilanc drithërues; 3 mijë persona humbën jetën, midis tyre 2 752 civilë të kombësive të ndryshme, 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Në mesin e viktimave, ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj. Sa i takon dëmeve materiale, u shkatërrua Qendra Botërore e Tregtisë dhe Pentagoni.


U shënua një erë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos në intensifikimin e luftës kundër terrorizmit. Al Kaeda qëndroi në arrati për më shumë se një dekadë, ndërsa u vra në Pakistan nga një skuadër speciale.

Kronologjia e ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, është kjo:

8:46– një aeroplan u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju jork. Përplasja krijoi një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr.

9:03-një aeroplan pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore, duke krijuar një tjetër vatër të madhe zjarri.

Pas këtyre ngjarjeve Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi mbylljen e të gjitha aeroporteve, urave dhe tuneleve në New York.

9:30-presidenti Xhorxh Bush që ndodhej në Florida, njoftoi popullin amerikan për sulmin terrorist.

9:37– një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten dhe plagosen.

10:05-rrëzohet kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë.

10:10-aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin e Pensilvanisë.

Në mbrëmje, presidenti Xhorxh Bush ju drejtua amerikanëve: Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata. /MAPO/

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.