Kategoritë

EKONOMI Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Pakoja e katërt ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme dhe do t’u ofrohet të gjithë pjesëmarrësve që të shohin se për çfarë pako financiare bëhet fjalë, ndërsa vlera e ndihmës e cila do të ofrohet për qytetarët dhe ekonominë është e lidhur ngushtë me ribalancin e dytë të Buxhetit i cili planifikohet, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Me pakon ekonomike, theksoi, do të përfshihen disa kategori të njerëzve dhe do të ndihmohen sektorët të cilët janë të lidhur direkt me proceset arsimore dhe kujdesin e fëmijëve në moshën parashkollore në të cilët paraprakisht nuk është dhënë ndihmë.

“Për të gjitha pakot e masave për mbrojtje nga virusi korona ishin paraparë 550 milionë euro, ndërsa deri më tani për qytetarët dhe bizneset janë derdhur rreth 240 milionë euro. Nga huat për virusin korona deri më tani janë shpenzuar rreth 70 për qind të mjeteve që të përmirësohet likuiditeti i Buxhetit dhe mbeten tridhjetë për qind të cilat i kemi ende në dispozicion që do të jetë pikënisja për planifikimin e pakos së masave ekonomike. Në këtë moment bëjmë edhe përllogaritje se sa janë nevojat deri në fund të vitit të anës së shpenzimeve të të gjitha institucioneve dhe varësisht nga vlerësimet e tyre do të mundemi që deri në fund të javës së ardhshme të sjellim përfundime në Këshillin Ekonomik në Qeveri se sa do të jetë e gjithë pakoja, por gjithsesi do të jetë pako e madhe ekonomike. Do të varet nga ribalanci dhe varësisht se si janë vlerësimet, procedurat rreth ribalancit do të fillojnë menjëherë që me kohë ta kalojnë filtrin në shtëpinë ligjvënëse”, tha Bytyqi në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media në Qeveri.

 

burim: https://mia.mk/

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.