Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik patën mundësinë që nga 24 qershori, deri më sot, të promovojnë programet e tyre zgjedhore përmes fushatës zgjedhore. Nisur nga situata me pandeminë me koronavirus, premtimet ishin që masat e mbrojtjes kundër Kovid-19 do të respektoheshin, në mënyrë që e gjithë pjesa promovuese të mund të zhvendosej në rrjetet sociale, reklamat e paguara politike, panele reklamuese dhe bilborde.
Megjithëse, sipas protokolleve, subjektet politike u lejuan të mbanin tubime më të vogla, me një numër të kufizuar njerëzish dhe në ambient të hapur, jo të gjithë i respektuan to. Në këtë drejtim, subjektet politike nënshkruan gjithashtu Kodin për zgjedhje kortë ndershme dhe demokratike, me qëllimet më të mira për ta respektuar atë në praktikë, dhe jo vetëm në mënyrë deklarative. Sigurisht, fushata zgjedhore, e cila sipas vëzhgimit të CIVIL-it filloi shumë më herët, u pasua nga mospërfillje të masave të mbrojtjes kundër Kovid-19 dhe me një defokusim klasik të publikut, duke zhvilluar një fushatë të ndyrë nga disa pjesëmarrës në procesin zgjedhor. Por në praktikë, larg nga respektimi praktik i dispozitave të Kodit të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.
Një shembull i mos përdorimit të pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtjes së tubimeve me më shumë se 30 persona, është tubimi i BDI-së në Urën e Gurit të Shkupit, në të cilin morën pjesë shumë më se 50 persona, dhe shumica prej tyre nuk mbanin maska.
Një shembull i ngjashëm i mosrespektimit të masave të mbrojtjes është edhe tubimi i VMRO-DPMNE-së në Gorno Lisiçe, me rastin e zbulimit të një pllake përkujtimore për nder të formimit të VMRO-DPMNE-së 30 vjet më parë, në prani të shumë qytetarëve, ku Hristijan Mickoski përqafohej dhe fotografohej me qytetarët.
Poashtu shembull i ngjashëm është tubimi i VMRO-DPMNE-së në Negotinë. Një fotografi nga Negotino ishte postuar në grupin në Facebook “Kovid muri i marrëzisë”, ku shihet se masat mbrojtëse kundër Kovid-19 nuk respektohen aspak, të pranishmit nuk mbajnë aspak distancën e nevojshme.
CIVIL-i filloi vëzhgimin më 20 qershor, dhe deri në fillimin zyrtar të fushatës më 24 qershor regjistroi 20 ngjarje të fushatës së parakohshme, nga pothuajse të gjitha palët. Gjatë asaj periudhe, u regjistruan nëntë tubime publike partiake dhe pesë video inçizime. Ekipi monitorues gjithashtu regjistroi 44 raste të “fushatës së zezë” kundër një partie politike dhe regjistroi 19 raste të reklamave politike jashtë kornizave ligjore, si dhe 13 raste të fushatave të fshehta.
Ekipi monitorues i Civil-it hapi gjithashtu 62 dosje, secila prej të cilave përfshin disa qindra raste individuale të gjuhës së urrejtjes. Shpesh, gjuha e urrejtjes buron nga një lajm i rremë ose nga shpallje me përmbajtje të rreme, shpifëse dhe madje vulgare, e cila më pas provokon shumë gjuhë urrejtjeje dhe bën thirrje për dhunë dhe vrasje. Jo më pak nga ato sulme ishin të drejtuara ndaj aktivistë dhe shoqata civile, veçanërisht CIVIL-i. Me atë rast, nuk mungoi gjuha e urrejtjes ndaj CIVIL-it dhe anëtarëve dhe përkrahësve të tij në rrjetet sociale, kërcënime me telefonata, si dhe vandalizëm të ambienteve të organizatës.
Përgjigja e CIVIL-it ishte dhe akoma është një luftë edhe më e ashpër kundër gjuhës së urrejtjes, përhapjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave dhe ekspozimit të tyre, por edhe për ata të përfshirë në vetë procesin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së veprave nga urrejtja.
CIVIL-i vazhdimisht kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga koronavirusi nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, autoritetet kompetente në zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe të gjithë qytetarët dhe qytetaret.
Gjuha e urrejtjes jo vetëm që duhet të zbulohet, por edhe të sanksionohet. Në një shoqëri të civilizuar që përpiqet për vlera demokratike dhe evropiane, gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, dezinformatat dhe fushatat e ndyra zgjedhore nuk duhet të lejohen.
CIVILi u bën thirrje të gjithëve që të kontribuojnë sa më shumë që të jetë e mundur që dita e zgjedhjeve të zhvillohet në frymën e respektimit të së drejtës së votimit, praktikave zgjedhore dhe rregulloreve ligjore, veçanërisht protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi, dhe bashkërisht të kontribuojmë në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Ekipi monituorues i CIVIL-it.