Kategoritë

ZGJEDHJE CIVILI me gjashtë konferenca për shtyp dhe një panel diskutim në ditën e zgjedhjeve

CIVILi do të vëzhgojë ditën e votimit me 314 vëzhgues, të gjithë mobil, të cilët do të vëzhgojnë parregullsi zgjedhore në 15 kategori, duke përfshirë edhe respektimin e masave të mbrojtjes, financimin politik dhe praninë e gjuhës së urrejtjes, përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Në ditën e zgjedhjeve, CIVIL-i do të mbajë 6 konferenca për shtyp dhe një panel diskutim. Konferenca e parë për shtyp do të mbahet në ora 8 të mëngjesit, dhe tjerat në orën 10, 13, 16, 18 dhe 22. Konferenca për shtyp do të pasohet nga një panel diskutimi me pjesëmarrjen e ekspertëve, bashkëpunëtorë afatgjatë të CIVIL-it. Qendra për shtyp e CIVIL-it do të jetë e vendosur në Hotelin Porta, Aerodrom, më 15 korrik.

Dita e zgjedhjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik do të vëzhgohet nga 8 organizata të akredituara të shoqërisë civile nga vendi me gjithsej 2508 vëzhgues vendas. U akredituan 21 misione ndërkombëtare vëzhguese, ambasada dhe përkthyes, ose gjithsej 154 vëzhgues dhe përkthyes ndërkombëtarë. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka akredituar edhe 55 gazetarë të huaj për ta mbuluar ditën më 15 korrik.

Shoqata Qytetare MOST do të njoftojë informacionin nga vëzhgimi i votimit në ditën e zgjedhjeve në katër konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen në orën 9, 11, 15 dhe 19.

KSHZ do të mbajë shtatë konferenca për shtyp, në orën 9.30, 11.30, 13.30, 15.30, 17.30, 19.30 dhe 21.00, si dhe një konferencë shtypi shtesë për të shpallur rezultatet fillestare jozyrtare.