Kategoritë

Zgjedhjet Faleminderit, ne dhe qytetarët e kemi shijuar fushatën moderne “Mundemi” – në heshtje t’i refuzojmë lajmet e rreme nga qendrat e nëntokës së VMRO-DPMNE-së

Komunikatë për shtyp

Në emër të Koalicionit “Mundemi” i falënderojmë qytetarët për pjesëmarrje në fushatë, për respektim të masave në aktivitetet e terrenit dhe për të gjitha komunikimet e realizuara përmes platformave digjitale.

LSDM ka udhëhequr fushatë intensive, moderne, pozitive dhe dinjitoze, e fokusuar në ofertë, në interesat e qytetarëve dhe në të ardhmen e shtetit. I kemi prezantuar zgjidhjet tona konkrete dhe vizionin tonë konkret për zhvillimin e vendit deri në vitin 2024 – e projektuam Maqedoninë e Veriut si shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe shtet i së drejtës që kujdeset për shëndetin e të gjithëve, shtet me ambient jetësor të pastër, shtet anëtar i NATO-s dhe negociues me BE-në ku sundon rendi, drejtësia dhe disiplina.

Në përputhje me ligjet, LSDM sonte nga mesnata i ndalon të gjitha komunikimet mediatike dhe të terrenit, si dhe të gjitha publikimet në rrjetet sociale, deri në përfundim të heshtjes zgjedhore, të mërkurën në ora 21:00. I falënderojmë mediat që me informimin dhe hapësirën për pjesëmarrje të kandidatëve dhe përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit kanë kontribuuar që oferta jonë nga programi të arrij te sa më shumë qytetarë.

Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë për fushatë të turpshme, të padinjitetshme dhe manipulative të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, fushatë e cila e ringjall regjimin në sytë e qytetarëve, e cila në tërësi na kujton kohën që është pas nesh, gjegjësisht fushatë që edhe njëherë e vërteton se opsioni i udhëhequr nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE është opsion që e sjellë vendin në rrezik.

Duke e pasur parasysh që VMRO-DPMNE është parti që posedon qendra të nëntokës për lajme të rreme, u bëjmë thirrje qytetarëve që në kohën e heshtjes të jenë në maksimum të kujdesshëm, të gjitha lajmë që vijnë nga burime jokredibile t’i pranojnë me dozë kritike dhe të dyshimit, t’i refuzojnë manipulimet dhe në atë mënyrë do i  kundërvihen regjimit.

I ftojmë qytetarët që më 15 korrik t’i mposhtin lajmet e rreme, konfliktet, rrezikun dhe sjelljen e turpshme të VMRO-DPMNE-së ndaj opinionit. Më 15 korrik secili qytetar duke votuar për LSDM-në dhe numrin 3 kontribuon në vazhdimin e rrugës së sigurt. Bashkë me qytetarët mundemi edhe më shumë edhe më mirë.