• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

AlternAtivA: Qytetarët presin mirëqenie e jo ide cinike folklorike

June 6, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
AlternAtivA: Qytetarët presin mirëqenie e jo ide cinike folklorike
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Alternativa ka reaguar ndaj slloganjt të ri të BDI-së ku kjo e fundit kërkon që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jet shqiptar.

Reagimi i plotë i Alternativës:

“Shënimi i përvjetorit të 18-të, duke shpikur ide me dizajn të bukur, por në esencë të zbrazëta për nga përmbajtja, është dukuri e njohur dhe nuk është për t’u habitur. Të jesh në pushtet kaq gjatë dhe ta shkaktosh këtë eksod masiv të shqiptarëve, si dhe këtë varfëri në shkallë të krizës për bukë, e pastaj të dalësh me ide për kryeministër shqiptar, ky është cinizëm i pastër dhe tallje me shqiptarin në Maqedoni.
Sot, kur shqiptari ynë përballet me pyetjet se si do e lidhë muajin me muajin tjetër dhe kur shkalla e papunësisë po na vërshon, ndërsa shumë të rinj, si 300 mijë shqiptarët e tjerë të shpërngulur gjatë qeverisjes së kësaj partie, e kanë mendjen si të ikin nga ky vend, idetë e këtilla, përveçse janë humor i zi, flasin më saktë për katandinë në të cilën i ka sjellë shqiptarët partia që sot e paska shënuar përvjetorin e themelimit.
Sikur mos ta dimë se cila është historia e asaj partie, mbase edhe do të ishim ekzaltuar, por duke e ditur se ata ishin ata që më 2014 e shpikën idenë e “presidentit konsensual”, në mënyrë që Gjorge Ivanov të bëhej president, nuk na bën përshtypje as ideja e “kryeministrit shqiptar”. Na mbetet ta shohim se kujt do i shërbejnë kësaj radhe.
Sidoqoftë, AlternAtivA është këtu për të thënë se shqiptarët nuk kanë nevojë për ide folklorike, por për oferta reale, që e rrisin mirëqenien e qytetarëve, që e ndalin migrimin, e rrisin shkallën e punësimit dhe premtojnë ardhmëri për të gjithë qytetarët e këtij vendi, e veçmas për shqiptarët edhe ashtu të diskriminuar. Ndërkaq, këto ide cinike do të përfundojnë një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve bashkë me shpikësit e tyre.”

Next Post
Me masat ekonomike, ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për 730.000 shfrytëzues prej 355 milion euro

Me masat ekonomike, ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për 730.000 shfrytëzues prej 355 milion euro

Filipçe: Qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

Filipçe: Qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom