Kategoritë

KOVID-19 22 raste të reja me korona virus, më së shumti në Shkup dhe Tetovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja  me Kovid-19 nga 462 testime të bëra. Nga të infektuarit e rinj, më së shumti (9) janë në Shkup, 6 në Tetovë, 4 në Prilep de nga një në Kumanovë, Veles dhe Ohër. Ministria e Shëndetësisë informon  se sot Instituti për shëndet publik regjistroi 16 pacientë të shëruar – tetë në Shkup, nga dy në Prilep, Strugë dhe Veles dhe nga një në Gostivar dhe Kratovë.

Në SPQ “8 Shtatori” ndërroi jetë pacientja nga Shkupi në moshë 79-vjeçare, e hospitalizuar si rast i dyshimtë me Kovid-19 më 13 maj, ndërkaq e cila dje u konfirmua pozitive ndaj virusit.

Në 24 orët e fundit nlë Klinikën infektive janë pranuar gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë sjellë nga SPQ “8 Shtatori”, ndërsa një paciente është sjellë nga Klinika për gjinekologji. Për momentin në Infektive janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 20, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 23. Në makinë respiratore janë gjashtë pacientë dhe dy të tjerë janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër  , në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe dy pacientë të tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjithsej katër, nuk ka pacientë të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar gjithsej 48 persona pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

462 testet e bëra në 24 orët e fundit janë bërë përmes: Instituti për shëndet publik – 203, Fakulteti i Veterinarisë – 16, Avicena – 10, Biotek – 35, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 94, Sisitinë me metodë PSR – 4 dhe ASHAM – 100. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 21.010 testime për Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve në 24 orët e fundit, 171 teste janë bërë në suaza të skriningut nga kopshtet. Përmes IPSH janë testuar 80 persona nga Manastiri, ndërsa përmes ASHAM-it janë testuar 91 persona nga Shkupi dhe të gjithë janë negativë.

Prej fillimit të epidemisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë paraqet 1762, janë shëruar 1267, ndërsa kanë vdekur 98 persona. Për momentin numri i rasteve aktive është 397.

Ministria e Shëndetësisë e kumton statistikën e rasteve të përgjithshme të diagnostifikuara dhe aktive sipas qyteteve:

Shkup – 601, aktivë 134
Кumanovë – 414, aktivë 44
Dibër – 51, aktivë 0
Shtip – 35, aktivë 1
Prilep –197, aktivë 65
Тetovë – 137, aktivë 74
Strugë – 69, aktivë 4
Veles – 114, aktivë 48
Manastir –26, aktivë 7
Ohër –18, aktivë 3
Kavadar – 5, aktivë 0
Gostivar –19, aktivë 2
Gjevgjeli – 4, aktivë  0
Strumicë – 2, aktivë 0
Кriva Pallankë – 6, aktivë 2
Radovish – 4, aktivë 0
Кrushevë – aktiktivë 0
Кoçan – 31, aktivë 4
Probishtip – 2, aktivë 0
Кërçovë – 2, aktivë 0
Negotinë – aktivë 5 (7 persona të sëmurë janë banorë të Dmeir Kapisë)
Demir Hisar – 1, aktivë 0
Makedonski Brod – 2, aktivë 0
Pehçevë – 3, aktivë 1
Dellçevë-1, aktivë 0
Vallandovë -1, aktivë 1
VInicë – 2, aktivë 0
Kratovë -2, aktivë 1
Berovë -1, aktivë 1