Kategoritë

MASA Lehtësimi masave restriktive do të zbatohet në disa faza

Prej sot do të fillojnë të zbatohen masa me protokolle të reja të punës për veprimtaritë me rrezik të ulët, edhe arë Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit Shkup, Qendrat për edukim, trajnim dhe seminare për të rriturit, organizimi i seancave të organeve drejtuese dhe konferencave, autoshkollat, qendrat e kontrollit të automjeteve, trajnimet sportive në natyrë për sporte individuale dhe tenis, bastoret sportive dhe të tjera përmes sporteleve, qendrat e mbyllura tregtare pa ambientet hotelierike, restorantet dhe kafenetë. Ato do të punojnë me orar të shkurtuar prej orës 10 deri në orën 18 me përjashtim të së dielës kur do të jenë të mbyllura.

Qeveria ka miratuar plan për të zbutur masat kufizuese si një proces që do të zhvillohet në tre faza në përputhje me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike.

Faza e parë është funksionimi aktual i aktiviteteve ekonomike gjatë gjendjes së deklaruar të jashtëzakonshme dhe lëvizjes së kufizuar të popullatës në të gjithë territorin e vendit me një ulje graduale të kohës për ndalimin e lëvizjes. Faza e dytë si fazë kalimtare është vendosja iniciale e aktiviteteve të punës me respektimin e masave të rekomanduara dhe protokollet strikte të punës në kushte të parandalimit të paraqitjes dhe përhapjes së Kovid-19. Faza e tretë parashikon një kthim të plotë në procesin e rregullt të punës me respektimin e masave themelore për mbajtjen e higjienës personale dhe distancës fizike.

Ulja e kufizimeve në përditshmëri do të zbatohet në disa faza dhe ndërmjet secilës fazë do të përcillet dhe vlerësohet situata aktuale dhe do të merret vendim i ri nëse janë përmbushur kushtet që të vazhdohet lehtësimi i masave në secilën fazë pasuese.

Të gjitha hapat e ardhshëm drejt normalitetit të ri do të varen nga tre kritere. Së pari, nëse pandemia është nën kontroll, së dyti, nëse sistemi shëndetësor është në gjendje të përballet me paraqitjen e sërishme të rasteve dhe së treti, nëse sistemi i mbikëqyrjes së shëndetit publik mund t’i zbulojë dhe të menaxhojë me rastet dhe kontaktet dhe të identifikojë përsëritje të rasteve.

Pritet që Qeveria do të sjellë planin për hapjen e objekteve hotilerke javën e ardhshme, por gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike dhe respektimi i masave.
Aktualisht Qeveria nuk mendon për shkurtimin e orës policore, por mund të paraqitet nevoja në periudhën që vijon pasi që operatorët ekonomik gradualisht po kthehen në funksion.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjendjen me koronavirusin dje e ka vlerësuar si stabile.

Dje u konfirmuan 10 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në Shkup – 6, Kumanovë – 2, Prilep – 1 dhe Veles – 1. Janë regjistruar pesë pacientë të shëruar, dhe atë në Shkup dhe Negotinë. Në Klinikën për sëmundje infektive ka vdekur një pacient 60-vjeçar nga Dellçeva, i cili ka pasur edhe sëmundje malinje. Gjithsej të diagnostikuar nga fillimi i epidemisë e deri tani në shtet janë 1.674 persona, janë shëruar 1.205, kanë vdekur 92, ndërsa aktivë janë 377 raste.

Ai potencoi se po rritet numri i punëtorëve të shëruar shëndetësorë dhe nga gjithsej të diagnostikuar 242, janë shëruar 217, që është rreth 90 për qind dhe me këtë praktikisht kthehet në normalitet funksionimi i të gjitha institucioneve shëndetësore, prej ku ishin punëtorët shëndetësorë. Ai theksoi se po rritet numri i komunave ku më nuk ka raste aktive.

Në Klinikën infektive janë pranuar tre pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 41 pacientë. Në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ janë pranuar 13 pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 25 pacientë. Në sektoret infektive në Manastir, Shtip, Prilep, Veles, Kumanovë, Tetovë dhe Ohër janë hospitalizuar 64 pacientë.

Prej sot fillon skriningu i kategorive të caktuara kritike. Do të fillojmë me personelin e kopshtit që janë rreth 2.000, në mënyrë që të përgatisim protokoll për funksionimin e kopshteve për t’i vënë ato në funksion.