Kategoritë

KOVID-19 Kumanovë, 11 punonjës shëndetësorë infektohen me koronavirus

11 punëtorë shëndetësorë nga Spitali i Kumanovës janë infektuar me koronavirus. Tre janë nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një ndihmës dhe një mjek specializant nga repari infektiv.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva thekson se tashmë ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe për momentin janë në pritje për ndihmë nga institucionet tjera shtetërore.