• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Viktima e 4 nga korona virusi, 22 raste të reja të të infektuarve

March 28, 2020
in BALLINA, LAJME
Viktima e 4 nga korona virusi, 22 raste të reja të të infektuarve
Share on FacebookShare on Twitter

Njëzet e dy raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend,  bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas qyteteve në Shkup  (9), Kumanovë (3), Strugë  (3), Tetovë  (2), Dibër  (2), Prilep  (2), Manastir (1). Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 sot deri në orën 12 arrin 241 persona.

Sipas hartës së të prekurve, deri më tani raste me Kovid-19 janë regjistruar në:   Shkup- 143, Dibër  – 45 prej të cilëve dy të vdekur, Kumanovë – 20 prej të cilëve 1 i vdekur, Shtip – 8, Prilep – 8,Tetovë – 4, Ohër – 3, Veles – 3, Strugë – 3 prej të cilëve 1 i vdekur, Kavadar  – 2, Gostivar  – 1 dhe Manastir  – 1.

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur një paciente e moshës 66 vjeçare nga rrethina e Strugës. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë diagnostikuar pozitivë ndaj koronavirusit gjatë ditës së djeshme. Pacientja ka pasur sëmundje  të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe tension të lartë të gjakut.

Sipas anketës epidemiologjike, familja   e të ndjerës drejtpërdrejti para shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër (13 mars) ka qenë për vizitë në Dibër dhe kanë pasur kontakt me njërin prej mjekësve të infektuar atje, ndërsa pas njohurisë se ai është pozitiv ndaj koronavirusit, familja ka qenë në vetizolim shtëpiak.

Pasi janë lajmëruar simptomat e para te e vdekura, ajo më 24 mars ka caktuar testim për koronavirus përmes mjekut të saj amë. Materiali për testim është marrë më 26 mars, ndërsa rezultatet kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të pacientes, mjeku amë  menjëherë ka rekomanduar hospitalizim në Repartin Infektiv në Spitalin e Ohrit, por deri në marrjen e rezultateve dje, pacientja nuk është pranuar në spital.

Për shkak të kësaj, Ministria paralajmëron rishikim të plotë të rastit që të konfirmohet nëse ka pasur lëshim nga mjeku në këtë rast.

Gjatë ditës së djeshme është bërë testim të personelit në Klinikën për Kardiologji, të gjitha testet janë negativë ndaj Kovid-19.

Next Post
MSHIA: Maqedonia e Veriut nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5G

MSHIA: Maqedonia e Veriut nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5G

Hajredini: Frika, motivi kryesor i fushatës së BDI-së #kujdesemi

Hajredini: NATO-n e sollën ata që u përgjakën më 27 prill

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom