• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MSHIA: Maqedonia e Veriut nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5G

March 28, 2020
in BALLINA, LAJME
MSHIA: Maqedonia e Veriut nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5G
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i përgënjeshtroi informacionet se këto ditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen testime për rrjetin 5G.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me shumë përgjegjësi pohojnë se në shtetin tonë nuk është lëshuar në përdorim rrjeti 5G. Në mënyrë shtesë, i informojmë
qytetarët se institucionet kompetente nuk kanë zbatuar procedurë për ndarjen e frekuencave për rrjetin 5G. Prej këtu të gjitha shqetësimet për efektet e rrjetit 5G mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabaza. Informacionet të cilat u shfaqën në opinion, se këto ditë po bëhen testime janë të pasakta”, kumtuan nga MSHIA.

Nga Ministria theksuan se në shtetin tonë deri më tani janë bërë vetëm dy testime edhe atë, një në vitin 2018 në kushte laboratorike të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht, edhe testimi i dytë në vitin 2019, në hapësirë të
kufizuar.

“U bëj thirrje të gjitha burimeve të lajmeve të rreme, të ndërpresin me publikimin e dezinformatave të cilat kanë qëllim të vetëm të krijojnë mosbesim dhe panik te qytetarët. Gjithashtu, u apelojmë të gjithëve qytetarëve me kujdes
të zgjedhin prej ku informohen dhe t’i kontrollojnë burimet e informacioneve”, apeluan nga MSHIA.

Nga Ministria theksuan se lajmet e rreme kanë dëm të paçmueshëm, veçanërisht në gjendje të jashtëzakonshme siç është kjo me koronavirusin edhe te ne edhe në botë.

Next Post
Hajredini: Frika, motivi kryesor i fushatës së BDI-së #kujdesemi

Hajredini: NATO-n e sollën ata që u përgjakën më 27 prill

22 raste të reja me korona virus, rregjistrihet viktima e dytë

Edhe dy pacientë ndëruan jetë, 16 të infektuar të ri me KOVID-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom