• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Stoltenberg: Mirëserdhe në NATO Maqedonia e Veriut

March 27, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Stoltenberg: Mirëserdhe në NATO Maqedonia e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut sot u bë anëtarja më e re e NATO-s pasi depozitoi instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e shtetit të SHBA-së. Aleatët e NATO-s e nënshkruan protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit të kaluar, pas së cilës të 29 parlamentet kombëtarë votuan për ratifikimin e anëtarësimit të vendit, njoftoi Aleanca në ueb faqen e saj.

Mirëseardhje na dëshiroi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Mirëserdhët në NATO Maqedonia e Veriut! Rruga ishte e gjatë, por përpjekjet dhanë fryte. Procesi formal i inkuadrimit ka përfunduar, na vjen mirë që vendi i 30-të anëtarë i Aleancës është me”, publikoi në profilin e tij në Tuiter Stoltenberg.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s do të mbahet më 30 mars të këtij viti në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, marshal sir Stjuart Piç dhe Zoran Todorovit nga delegacioni i vendit tonë në NATO.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngritet njëkohësisht para selisë të Komandës së përbashkët në Mons, Belgjikë dhe Komandës aleate në Norfolk në SHBA.

Next Post
Kujdes, sot dhe nesër ora policore fillon më herët

Kujdes, sot dhe nesër ora policore fillon më herët

Banka Popullore: Denari mbetet stabil, nuk ka devalvim

Banka Popullore: Denari mbetet stabil, nuk ka devalvim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom