Kategoritë

Reagime Dimitrov: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën evropiane

Kreu i diplomacisë në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Dimitrov pas vendimit të vendeve të Bashkimit Evropianpër marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut tha se vlerëson vendimin që ka marrë BE-ja edhe përkundër situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

“Edhe përkundër gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuara nga situata me virusin korona, vlerësojmë që Bashkimi Evropian ka gjetur kohë dhe dëshirë për të pranuar punën e deritanishme. Maqedonia e Veriut pas 15 viteve në pritje si vend kandidat dhe pas dëshpërimit në qershor të 2018, qershor të 2019 dhe tetor të 2019, më në fund kalon pragun dhe do të mund të vazhdojë rrugën evropiane”-tha mes tjerash Dimitrov.

Dimitrov njoftoi se Maqedonia e Veriut fillon negociatat për anëtarësim me BE-në pa kushte shtesë.

“Këshilli i ministrave të BE-së bën thirrje deri tek Komisioni që menjëherë të paraqesë kërkesë korrnizë për bisedimet.Konferenca e parë ndërkombëtare do të thirret, menjëherë pasi të miratohet korrniza e bisedimeve. Këshilli i bën thirrje Komisionit ta përfundoj procesin e skriningut, për të filluar me klasterin për vlerat fundamentale.”-tha mes tjerash Dimitrov.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.