• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Stoltenberg njofton Spasovskin: Maqedonia e Veriut, anëtare e 30 e NATO-s

March 20, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Stoltenberg njofton Spasovskin: Maqedonia e Veriut, anëtare e 30 e NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një letër drejtuar Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se Protokolli i anëtarësimit të vendit në NATO ka hyrë në fuqi.

Stoltenberg shkruan se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë njoftuar Qeverinë e SHBA-së se kanë pranuar dhe kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, të nënshkruar më 6 shkurt 2019 në Bruksel.

“Në emër të të gjitha vendeve anëtare, kam nderin t’ju informoj dhe t’ju dërgoj ftesë të bashkoheni me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, shkroi Stoltenberg në letrën e publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Një kumtesën e qeverisë thuhet se sipas nenit 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e plotë e NATO-s nga data e deponimit të instrumentit të pranimit në Qeverinë e SHBA-së.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time, si dhe kënaqësinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, shkroi Stoltenberg në letrën drejtuar Spasovskit.

Kujtojmë që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë solemne të mbajtur më 11 shkurt ratifikoi Ligjin për Ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Maqedonia e Veriut më 12 korrik 2018 në Samitin e NATO-s në Bruksel mori ftesë për t’u bërë anëtare e Aleancës. Më pas, në muajin shkurt të vitit të kaluar, Protokolli i anëtarësimit u nënshkrua në selinë e NATO-s në Bruksel. Që atëherë procesi i ratifikimit të këtij Protokolli ka filluar në parlamentet e shteteve anëtare të Aleancës dhe u përfundua më 17 mars me ratifikimin e Spanjës

Next Post
6 raste të reja me korona virus, gjithsej 76 të infektuar

6 raste të reja me korona virus, gjithsej 76 të infektuar

Dimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që duan të kthehen në vend

Dimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që duan të kthehen në vend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom