Kategoritë

NATO Senati Spanjoll e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i Spanjës sot në orën 13:00  e mbajti seancën plenare në të cilën e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Seanca u mbajt me videolink, ndërsa senatorët votuan pa prani fizike  në Senat, për shkak të gjendjes me koronavirusin, duke e pasur parasysh atë që Spanja është në kategorinë e shteteve me rrezik të lartë.

Në seancë fizikisht mori pjesë kryetari i Senatit, Pilar Lop si dhe disa të tjerë, ndërsa senatorët do të votuan përmes videolinkut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ambasadori spanjoll Emilio Lorenco Sera sot në Qeveri bashkërisht e ndoqën votimin dhe për momentin mbajnë konferencë për shtyp.

“Edhe krahas krizës rreth koronavirusit dhe suspendimit të të gjitha aktiviteteve të tjera, Senati i Spanjës para pak çastesh vendosi më 17 mars të mbajë seancë plenare me pikën e vetme në rendin e ditës: Ratifikimin e Protokallit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO! ¡Muchas gracias España!”, publikoi javën e kaluar në profilin e tij në fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Edhe presidenti, Stevo Pendarovski javën e kaluar informoi se Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin.

“Edhe krahas gjendjes në Spanjë e cila është mjaft e keqe, pasi Spanja është në mesin e shteteve me rrezik të lartë, ata më datën 17 të këtij muaji caktuan seancë të Parlamentit në të cilën një pjesë do të jetë edhe përmes videolinkut dhe do të ketë vetëm një pikë në rendin e ditës, ndërsa ajo është ratifikimi i Protokollit inkuadrues për shtetin tonë për anëtarësim në Aleancë. Sa është i madh solidaritetit i Parlamentit spanjoll, ministrja për barazi gjinore është e infektuar me virusin ndërsa në vetizolim është edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë spanjolle”, tha Pendarovski.
Pas kësaj, siç shtoi, më 17 mars e presim vetëm edhe nënshkrimin e mbretit spanjoll. “Unë takimin tim të shkurtër para ca kohësh në Jerusalem kam marrë konfirmim dhe garanci të drejtpërdrejtë se do të përfundojë praktikisht në të njëjtën ditë kur të mbërrijë për nënshkrim në kabinetin e tij, shtoi Pendarovski.

Për fat të keq për shkak të koronavirusit, tha javën e kaluar Pendarovski, ne nuk mund ta organizojmë ngjarjen të cilën deshëm në një mënyrë simbolike ta dëshmojnë edhe qasjen tonë fizike drejt Aleancës së NATO-s.

Protokolli, më 27 shkurt mori dritë jeshile prej Dhomës së Poshtme të Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit të anëtareve të NATO-s, e cila akoma nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli tek ne, u ratifikua me veprim të anuluar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.