Kategoritë

Masat e reja Mbyllen baret, restorantet, dyqanet dhe kazinotë, hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë komunikimit për mediat mbi gjendjen e koronavirusit në vend foli edhe për masat mbrojtëse që janë ndërmarrë orët e fundit. Ai bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret, baret, restorantet, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit.