• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Spasovski nesër mbledh liderët partiak të diskutojnë për Koronën

March 11, 2020
in BALLINA, LAJME
Spasovski nesër mbledh liderët partiak të diskutojnë për Koronën
Share on FacebookShare on Twitter

Koronavirusi do të mbledh në takim liderët politik në vend. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka caktuar për të enjten në orën 13:00 koordinim të përfaqësuesve të partive politike lidhur me realizimin e masave qeveritare për përballje me koronavirusin. Nga Qeveria kanë informuar se, praninë e tyre e kanë konfirmuar liderët dhe plus një përfaqësues i partive LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, BESA, PDSH, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Po ashtu, kanë porositur se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht.

Qeveria

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministër të Shëndetësisë dhe për një orë t’i ngritni kallëzim penal se e rrezikon shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë. Në këto kushte të kësaj krize, secili i cili do të kalkulojë për politikë, për pikë politike, sensacion dhe çfarëdo tjetër në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, apo dikush të ndërtojë fatin e tij në fatkeqësinë e tjetrit është i destinuar në dështim”.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur sot gjatë konferencës për media, nëse do të kërkoj shtyrje të zgjedhjeve për shkak të virusit, ai është përgjigjur se po e ndjekin situatën në vend dhe në vendet fqinje dhe se, është e vështirë të parashikohet nëse do të vijë deri në shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Momentalisht jemi të fokusuar tërësisht në ballafaqimin e problemit me corona virusin. Mund të ketë situata që tani nuk mund t’i parashikojmë. Për këtë, e ndjekim situatën në mënyrë praktike të përditshme dhe në kontinuitet”.

Për shkak të situatës së krijuar me koronavirusit, dje u soll vendim që të gjitha institucionet arsimore në vend do të mbyllen në afat prej 14 ditësh, të ndalohen të gjitha tubimet masovike me mbi 1000 pjesëmarrës, ndërsa rekomandohet të  mos organizohen edhe tubimet me numër më të vogël se 1000 pjesëmarrës. Rekomandohet vet izolim 14-ditor, për të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura./Shenja/

Next Post
DASH konstatom përparim në gjyqsor dhe lirinë e mediave

DASH konstatom përparim në gjyqsor dhe lirinë e mediave

CIVIL: Iniciativa për fund të privilegjeve të zgjerohet në të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm

CIVIL: Iniciativa për fund të privilegjeve të zgjerohet në të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom