• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVIL: Iniciativa për fund të privilegjeve të zgjerohet në të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm

March 12, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
CIVIL: Iniciativa për fund të privilegjeve të zgjerohet në të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi e përshëndet iniciativën e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit për rishikim parlamentar dhe kushtetues – gjyqësor të arsyeshmërisë  të vendimeve të caktuara ligjore për privilegjet e presidentëve të mëparshëm, e cila dje ishte në rendin e ditës në seancën e Gjykatës Kushtetuese.

Njëkohësisht, i inkurajojmë gjykatësit  kushtetues të marrin vendim cilësor dhe t’i japin #FundShpërdorimit, iniciativë e cila në fakt është e CIVILit, e që ka të bëjë jo vetëm me presidentët e mëparshëm, por edhe për të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm.

Iniciativa e CIVILit ishte e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 17 maj, 2019.

Kërkojmë që  kjo iniciativë e KSHPK të zgjerohet dhe të konsiderohen të gjitha mundësitë për heqjen e privilegjeve për të gjithë funksionarët.

Përkujtojmë se onlajn peticioni i Civilit #FundShpërdorimit u nënshkrua nga mbi 6000 qytetarë.

Këta qytetarë e mbështetën iniciativën për heqjen e apanazheve në çdo nivel dhe për cilën do pozitë, heqje e pensioneve të përjetshme për presidentët e mëparshëm, deri në momentin kur i plotësojnë kushtet për pension, sipas të ardhurave që i kanë pasur gjatë kohës së punës, heqja e kompensimeve me para dhe kompensimeve tjera për të gjitha bordet drejtuese, gjegjësisht, pozita në ato borde duhet të jetë e nderit, jo e paguar, heqje ose bashkim i agjencive shtetërore, me uljen e numrit të punësuarve, heqje e të gjitha privilegjeve lidhur me shfrytëzimin e makinave zyrtare, ulje drastike e harxhimeve rrugore për funksionarët, praktikë për ndalesë të prokurimit të makinave zyrtare të klasës së mesme dhe të lartë, heqje e kompetencave diskrecionale të funksionarëve…

Ekipi i CIVILit për komunikim

Next Post
Zgjerohet harta e koronavirusit në Shqipëri/ 23 të prekur, raste të reja në Elbasan, Tiranë dhe Rrogozhinë

Zgjerohet harta e koronavirusit në Shqipëri/ 23 të prekur, raste të reja në Elbasan, Tiranë dhe Rrogozhinë

Njëri nga prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare lirohet nga puna

Filipçe rekomandon masa më të rrepta kundër virusit korona

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom