Kategoritë

Ekonomi Neto rroga mesatare në Maqedoni shënon rritje

Neto rroga mesatare e paguar për një të punësuar në dhjetor të vitit 2019 është 26.836 denarë, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, neto rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor të vitit 2019, në krahasim me dhjetorin e vitit 2018 shënon rritje prej 4,1 për qind, ndërsa rritja ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët transport dhe deponim për 12,4 për qind, objekte për vendosje dhe veprimtari shërbyese me ushqim për 12 për qind dhe ndërtimtari për 11,9 për qind.

Rritje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 9,3 për qind, informata dhe komunikime për 8,4 për qind dhe objekte për vendosje dhe veprimtar shërbyese me ushqim për 6,8 për qind.

Bruto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2019, është 39.932 denarë.