Kategoritë

Zgjedhjet LSDM do ti përpilojë listat sipas një modeli gjerman

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të tentojë ti afrohet politikës gjermane në zgjedhjet e ardhëshme përmes praktikave të partive të atjeshme më të mëdha kur bëhet fjalë për barazinë gjinore. Konkretisht, nga ata parti të pejsazhit progresiv, njofton “Nezavisen Vesnik”
Të gjelbërtit në Gjermani prej më herët kanë instaluar parimin e bashkë-kryetarëve të partisë, ku në ato vende gjithmonë janë një mashkull dhe një femër. Nja Janari i vitit 2018 partinë e udhëheqin Analena Berbok dhe Robert Habek. Pikërisht nën drejtimin e tyre “Të gjelbërtit” kanë ngritje të theksuar në anketa dhe arritën sukses të pabesueshëm në zgjedhjet evropiane, duke u afruar vetëm për disa përqind pas CDU-së.
Tanimë shumëkush në Gjermani beson se karizmatiku Habek, do të jetë kryeministri i ardhëshëm pas zgjedhjeve të vitit 2021, transmeton drejt.mk.

Verën e kaluar edhe Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) ndoqi linjën e njëjtë dhe zgjodhi udhëheqësinë e re që është vendosur si tandem. Me këtë revolucion në krye të SPD-së janë bashkëkryetarët Zaskija Esken dhe Nobert Valter-Borjans. Në këtë mënyrë partia dëshirob të jetë pjesë e momentumit në pjesën progresive të shoqërisë gjermane.

LSDM në këto zgjedhje parlamentare dëshiron të bëjë një revolucion të vogël në politikat e veta gjatë përpilimit të lustave. Sipas burimeve të Nezavisen Vesnik, brenda kësaj partie, tanimë përpilohet koncept për pjesmarje krejtësisht ndryshe në zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 12 prill. Në krye të listave zgjedhore në gjashtë njësitë zgjedhore do të jenë duo e një femre dhe një maahkulli dhe ata dy do të jenë lider të barabartë. Dyshja lider do të kenë paraqitje të barabartë edhe gjatë fushatës parazgjedhore edhe në promovimin e programit parazgjedhor, me çka praktikisht do të demonstrojnë politikën e barazisë së plotë gjinore.
Socijaldemokratët vlerësojnë se me këtë koncept do ta bëjnë politikën krejtësisht më ndryshe nga ajo e deritanishmja në vendin tonë. Vlerësimet e tyre janë se do të tërheqin një pjesë të madhe të votuesve të papërcaktuar, pir edhe do të japin një model që në të ardhmen shpresojnë se do ta ndjekin edhe partitë e tjera në vend.
Idenë për përfaqësim gjinor 50-50 në listat e kandidatëve për deputet e ka promovuar lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, që nga koha e debatit për kodin zgjedhor dhe kërkonte që kjo të garantohet me ligj, por ndryshimet u bllokuan me mijëra amendamentet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe BDI.