Kategoritë

Nikollovski: Grupi i punës, në të cilin do të ketë edhe ekspertë të jashtëm do të përpilojë listën e kandidatëve për deputetë

Grupi punues në të cilin do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushave të ndryshme do të përpilojë listën e renditjes së kandidatëve për deputetë nga radhët e LSDM-së, sipas kritereve rigoroze të përcaktuara paraprakisht nga kryesia partiake. Vendimi përfundimtar për atë se kush nga partia do të jetë në listën e deputetëve, do të merret në Kongres.

Këtë në intervistën për MEDIAL-n e theksoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikollovski, i cili theksoi se tashmë kanë filluar procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke përkujtuat se emrat e kandidatëve do të mbërrijnë nga baza, nga këshillat vendore dhe komunale, nga Këshilli ekzekutiv dhe Organizata e qytetit, por ekziston mundësia edhe për vetëkandidim.

Aktivitetet në terren, shprehet Nikollovski u ndihmojnë në krijimin e programit për zgjedhjet e radhës, ndërsa këtë periudhë e përdorin për mbajtjen e 15 tribunave programore-tematike “Agjenda 20-24“, në kuadër të të cilave, siç u shpreh, e krijojnë programin për mandatin në periudhën 2020 – 2024, të cilin pret se do ta marrin në zgjedhjet e 12 prillit.

Disa ditë më parë mbajtët Këshillin qendror të partisë në të cilin paralajmëruat mënyrë të re të përcaktimit të kandidatëve për deputetë. Çfarë risie do të vendosni në këtë proces, çfarë është më ndryshe se më parë?

Siç njoftoi edhe kryetari Zoran Zaev, LSDM-ja filluan procedura për përzgjedhjen e kandidatëve më të përgjegjshëm për deputetë që nga pavarësia e deri tani. Në nivelin lokal, komunal tashmë kanë filluar procedurat brendapartiake. Emrat e kandidatëve do të mbërrijnë nga baza, nga këshillat vendore dhe komunale, nga Këshilli ekzekutiv dhe Organizata e qytetit, por ekziston mundësia edhe për vetëkandidimin e personave, individë të dëshmuar që kanë besueshmëri dhe janë të dalluar në mjedisin, të cilët i mbështesin politikat tona dhe që mund t’i sendërtojnë ato, por që nuk janë pjesë e LSDM-së. Ne vazhdimisht e hapim partinë për kuadro të reja, të freskëta dhe cilësore, ide dhe projekte, kështu është edhe këtë herë, ndoshta më së shumti deri tani. Përmes një procedure transparente, inkluzive dhe profesionale do të vijmë deri te kandidatët më të mirë që do të gjenden në listat e deputetëve. Me këta kandidatët tanë do të fitojmë në këto zgjedhje dhe Parlamentin do ta avancojmë edhe më shumë që të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve, shtëpi në të cilën miratohen vendime progresive për të mirën e popullit, shtëpi që do ta shpie vendin përpara. Nëse mund ta hapim Qeverinë që të jetë më transparente në rajon, nëse mund t’i tejkalojmë problemet etnike përmes konceptit një shoqëri, jemi të sigurt se mund të sigurojmë Parlament të përgjegjshëm, e me këtë edhe shtet të aftë.

Ajo që është risi është fakti se për herë të parë formohet grupi i punës në të cilin do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm prej fushave të ndryshme. Ky komision do të përpilojë një listë të renditjes së kandidatëve për deputetë sipas kritereve rigoroze të përcaktuara paraprakisht nga kryesia partiake. Vendimi përfundimtar për atë se kush nga partia do të jetë në listën e deputetëve, do të merret në Kongres.

Njëherësh, në listat do të dalim me barazi të plotë gjinore gjegjësisht sipas parimit 50-50 burra dhe gra. Gjithsesi vazhdojmë praktikën tashmë të vendosur prej 30 për qind të rinj në listat.

Që me emërimin tuaj për sekretar të përgjithshëm, LSDM-ja filloi aktivitete në terren, a mbahen ato ende ose janë më shumë të konceptuara drejt proceseve brendapartiake para zgjedhjeve?

Nga vera e deri tani, e kjo do të thotë edhe gjatë periudhës që vijon, vazhdimisht jemi në terren. Nuk është me rëndësi nëse janë zgjedhje ose jo, qytetarët kanë nevoja vazhdimisht dhe prandaj ne vendosëm të jemi në terren vazhdimisht. Kjo qasje më ndihmon shumë gjatë krijimit të programit për zgjedhjet e radhës, meqë e dimë saktësisht se cilat janë prioritetet dhe pritjet e qytetarëve. Bisedojmë, propozojmë zgjidhje, i dëgjojmë qëndrimet dhe nevojat e popullit tonë.

Në dy muajt e kaluar, përmes aktiviteteve derë më derë, vizituam dhe u shtrimë dorën më shumë se 220.000 familjeve në gjithë vendin. Nga deri e deri tani, kemi realizuar 680 takime të mëhallave dhe urbane dhe 400 vizita terreni të funksionarëve përgjegjës partiak nëpër organizatat komunale.

Mbajtëm mbi 360 takime me qytetarë në mjediset lokale nga organizatat komunale. Në nivel qendror dhe lokal nën patronazhin tonë u organizuan 250 ngjarje humanitare, manifestime, aksione të punës që t’u ndihmohet atyre që kjo u nevojitet më së shumti. Organizuan më shumë se 30 tribuna në tërë shtetin me sloganin “Në rrugë të drejtë” në të cilat qytetarët ishin të pranishëm në mënyrë masive dhe komunikonin me kryesinë partiake në tema të ndryshme.

Këtë periudhë e përdorim për mbajtjen e 15 tribunave programore-tematike “Agjenda 20-24“, në të cilat bashkë me qytetarët shikojmë përpara dhe e krijojmë programin e LSDM-së për mandatin 2020 – 2024. E dimë se çfarë bëjmë – shkojmë me hapa të guximshëm, të sigurt dhe të përgjegjshëm, kemi plan me të cilën do të dihet saktësisht se ku shkon shteti.

Nga ana tjetër, oponenti ynë politik VMRO-DPMNE-ja nuk është askund, paralajmëronin protesta se do të dalin nëpër rrugë dhe sheshe, por nuk ishin askund, paralajmëronin me të madhe bisedime me qytetarët në të cilat filluan edhe të mos paraqiten, e tani flasim për njëfarë rindërtimi para shtëpive të qytetarëve, me çka populli bën shaka dhe u thotë “mbylle derën, lësho roletën, VMRO-ja do të vijë nëpër shtëpitë”. E gjithë kjo flet për dallimin në konceptet.

Ne jemi vazhdimisht me qytetarët, ata janë vazhdimisht në mbrojtje të kryesisë së kaluar dhe prandaj nuk mund të presin asgjë tjetër veçse disfatë në zgjedhje. Ne luftojmë për paga më të larta, ata luftojnë për Gruevskin.

A do të ofroni ndonjë qasje të re për t’i afruar programin dhe qëllimet e partisë, përveç atij standard nga dera më derë dhe organizimin e mitingjeve?

Qasja e re, moderne dhe energjike e punës së LSDM-së mundëson komunikim të vazhdueshëm dhe të dyanshëm me qytetarët, me të gjitha gjeneratat, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare dhe politike.

Vazhdimisht jemi duke u përsosur edhe në përdorimin e teknologjive digjitale, në diskutimin me qytetarët përmes internetit dhe në promovimin e politikave tona përmes rrjeteve sociale.

Për këtë qëllim tashmë kemi krijuar një instrument të ri, modern, aplikacion mobil që aktivistëve, anëtarëve, vullnetarëve dhe mbështetësve të LSDM-së do t’u mundësojë promovim të koordinuar të politikave zyrtare të partisë sonë përmes rrjeteve sociale. Këtë instrument digjital e zhvilluam me ndihmën e ekspertëve për media të reja dhe komunikime digjitale, ndërsa paraqet hap progresiv në promovimin e ofertës së LSDM-së para qytetarëve, në përputhje me përcaktimin tonë për komunikim të përhershëm, të hapur dhe të drejtpërdrejt me qytetarët dhe anëtarësinë personale.

Përmes aplikacionit veç asaj që anëtarët dhe aktivistët tanë do të informohen për masat dhe politikat, për aktivitetet e përditshme të partisë, do të kenë mundësinë që edhe ata të japin kontributin në raport me porositë dhe masat që ia ofrojmë opinionit, ndërsa gjithsesi do të përfshihen edhe në promovimin e drejtpërdrejt të ofertës programore.

Këtu sërish shihet dallimi i qartë mes nesh dhe VMRO-DPMNE-së. Ata krijojnë struktura sekrete, të bodrumeve përmes bojkotimit të referendumeve, përhapjen e koordinuar të lajmeve të rrejshme, përhapin politika kundër NATO-s dhe në mënyrë të targetuar njollosin individë dhe bashkësi përmes rrjeteve sociale, ndërsa ne përmes zgjidhjeve të hapura dhe moderne digjitale, në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejt i promovojmë politikat tona para të gjithë qytetarët. Në raport me komunikimet publike, ne ngasim në autostradë, ata fshihen nëpër bodrume.

Për fund, a pritni proces korrekt zgjedhor dhe çfarë rezultatesh pritni nga zgjedhjet e 12 prillit?

LSDM-ja sikurse deri tani do të zhvillojë fushatë pozitive, të mbështetur në masa dhe zgjidhje konkrete. Treguam se kemi plan se e dimë dhe mund të punojmë për qytetarët dhe për shtetin. Të gjitha vendimet, të gjitha masat, të gjitha politikat që i zbatuam në periudhën e kaluar prej dy viteve e gjysmë ishin vetëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kështu edhe vazhdojmë përmes programit të ri që sërish do të ofrojë shumë masa dhe politika të guximshme. Është e qartë se në këto zgjedhje LSDM-ja është favorit. Është e qartë se qytetarët shikojnë se kush punon për përparim dhe zhvillim, e kush për të shkuar mbrapa dhe në izolim. Qytetarët e vlerësojnë këtë dhe nuk ka dilemë se më 12 prill sërish do të mbështesin politikat e LSDM-së dhe se së bashku me ta do të vazhdojmë në rrugën e drejt, rrugë që sjellë paga më të larta, stabilitet dhe siguri dhe shtet të aftë.