• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Negociatat, Franca po lëkundet, Macron njofton se po rishikohet qëndrimi

January 14, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Komisioni i ri Europian nga Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe nga vetë Franca.

Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që e ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”. Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, thotë DW.

Presidenti francez deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato “një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE.

Në një propozim drejtuar Komisionit Europian dhjetorin e vitit te kaluar, 9 vende anëtare të bllokut – Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia – propozonin “ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Next Post

Kujdes: Mjegull në disa akse rrugore të vendit

Varhejli: Do t’i përshpejtojmë proceset integruese për Ballkanin Perëndimor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom