Kategoritë

VMRO kthen kuadrot e Gruevskit dhe Jankullovskës në polici

Pas emërimit të Naqe Çulevit, ish drejtorit të Agjencisë për zbulim, tani për ministër teknik të punëve të brendshme, VMRO-DPMNE propozon edhe kuadro të tjera nga koha e Qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Kësaj rradhe Çulev ka propozuar për kryeshef të SPB Shkup, Risto Stavrevskin, ish këshilltar i Gordana Jankullovskës, kur kjo e fundit drejtonte me MPB-në.Stavrevski është një nga protagonistët e bombave ku dëgjohet duke biseduar me Jankullovskën për manipulime zgjedhore dhe kjo është arsyeja që zëvendës ministrja plotësuese e emëruar nga LSDM nuk ka nënshkruar vendimin dhe ka përdorur të drejtën e vetos.A. Z.