Kategoritë

KUMTESË CIVILI me dënim dhe kërkesë për sanksionime kundër gjuhës së urrejtjes!

CIVILi dënon ashpër aktin e Emill Jakimovskit, i punësuar në admintratën shtetërore, i cili nga pozita e aktivisti partiak dërgon mesazhe plot ofendime, kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes ndaj gazetares Meri Jordanovska dhe kryetarit të komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Ky nuk është një rast i izoluar! Vetëm disa ditë më parë, gjatë festave të Krishtlindjes, ishim dëshmitarë të një vale të gjuhës së urrejtjes dhe  lajmeve të rrejshme. Prandaj, CIVILi e përsërit thirrjen ndaj  partive politike, anëtarët e të cilëve po marrin hovin në media dhe rrjete sociale, duke bërë kërcënime të ashpra dhe duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe duke bërë thirrje për dhunë, publikisht të largohen nga ata  dhe të urdhërojnë militantët e tyre të ndalojnë këtë sjellje. Si dhe më 8 janar të vitit 2020, CIVILi përsërit thirrjen  që institucionet përkatëse të jenë më të fuqishme dhe më aktive në monitorimin dhe sanksionimin ligjor të propagandës së zezë, lajmeve të rrejshme dhe gjuhës së urrejtjes. CIVILi  kërkon nga institucionet të mbrojnë autoret dhe autorët e analizave, kolumnave, artikujve informues dhe hulumtimeve në media dhe OJQ. Edhe ata kanë të drejtë mbrojtjeje!

Kujtojmë publikun se CIVILi, gjatë monitorimit të vazhdueshëm të proceseve politike dhe ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, vëren se disa nga subjektet politike dhe mediat nën kontrollin e tyre nuk tregojnë kulturë minimale politike dhe as qëllim për të zhvilluar një garë të drejtë dhe të argumentuar politike . Përkundrazi, ekziston një tendencë për të shfrytëzuar çdo mundësi, përfshirë fundjavat dhe pushimet, për të derdhur lumenj urrejtje dhe gënjeshtra në komunikimin publik, në mënyrë që të arrihet avantazh politik në kontekst zgjedhor ose në ndonjë kontekst tjetër. Është plotësisht e papranueshme dhe meriton çdo dënim!

Për më tepër, CIVILi i bën thirrje publikut, të gjitha qytetareve dhe qytetarëve, që të ndjekin me kujdes dhe kritikë mediat dhe mediat e partive politike. Çdo përmbajtje manipuluese dhe burimi i përmbajtjes së tillë duhet të refuzohet me vendosmëri dhe haptazi, të mos shumëzohet. Komentet për një përmbajtje të tillë janë të tepërta, dhe veçanërisht të folurit e urrejtjes në përgjigje të përmbajtjes së tillë vetëm përkeqëson tensionet dhe rëniet. Njëkohësisht, organizata kujton edhe një herë se qytetarët kanë mundësinë të përfshihen në luftën kundër fenomeneve devijante në komunikimin publik. Në uebfaqen Objektivi qytetar ekziston një pjesë e veçantë e Raportimit ku mund të paraqitni lajme të rreme ose gjuhë të urrejtjes. Paraqitjet për  korrupsion, si dhe çdo lloj shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, janë të vendosura  në të njëjtën seksion.

 

Ekipi i CIVILit për komunikime

 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.