Kategoritë

KONFERENCË CIVILi në shtator me konferencë të madhe për reforma zgjedhore

CIVILi organizon konferencë të madhe për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni”, në Shkup, në hotelin Kontinental ( salla e Kristaltë), më 25 shtator me fillim në ora 12.

Në konferencë janë të ftuar liderët e të gjitha partive politike të vendit, pavarësisht nga madhësia, ose përfaqësimi në përbërjen e tanishme në Kuvend, ose është jashtë-parlamentare. Njëkohësisht, CIVILi do të ftojë ekspertë relevantë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Pjesëmarrja është e mundur vetëm përmes plotësimit të aplikimit onlajn.

“Kemi arsye të besojmë se kjo do të jetë me të vërtetë e madhe, në të cilën do të tentojmë të japim efekte afatgjate pozitive të cilat do të provojmë ti arrijmë të gjithë së bashku në këtë fushë” – thonë organizatorët nga CIVILi dhe i ftojnë të gjitha partitë, por edhe palët tjera të prekura, të marrin pjesë në këtë Konferencë, në pajtim me formatin e propozuar edhe në aplikimin për pjesëmarrje.

Në Konferencë do të bëhet fjalë për nevojën për reforma në sistemin zgjedhor në tërësi, ndërsa më konkretisht, do të hapen tema për Kodin Zgjedhor, Listën e Votuesve, financimin politik he mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në Konferencën do të tentojnë t’u përgjigjen pyetjeve – nëse, dhe në cilin afat kohor janë t mundura reforma në sistemin zgjedhor. Programi  me të gjitha hollësirat, si dhe lista e folësve do të shpallet më 18 shtator. Në javën para mbajtjes së Konferencës, në komunikim me pjesëmarrësit e paraqitur, CIVILi do ta shqyrtojë mundësinë për plotësimin e Programit.

Konferencën do ta hapë Ambasadori gjerman Tomas Gerberih.

Konferenca është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ekipi i CIVILit për komunikim

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.