Kategoritë

VLERA TË GJELBRA Promovim i vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit në rajonin e Pollogut

Turneu i ekipeve të Civilit nëpër Maqedoninë e Veriut po vazhdon. Pas agjendës dinamike të organizatës në rajonin e Cardarit dhe të Shkupit, më 23 korrik 2019, Civilët punuan në pesë komuna në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar, Vrapçishtë, Tetovë, Tearcë dhe Jegunovcë. Ky është një nga turnet verore që zbatohen në tema të ndryshme, në projektet e organizatës. Projekti “Ardhmëri e gjelbër” në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell ( zyra rajonale në Sarajevë) përfshin komunikm të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët për vlera të gjelbra, drejtësi sociale dhe antinacionalizmin.

Në info stendat e Civilit qytetarët kishin mundësi të njihen me lidhshmërinë e këtyre tre fushave të veprimtarisë tonë.

Në Gostivar, Civilët u takuan me përfaqësues të shoqërisë qytetare, me anëtarët e vet, bashkëpunëtorët dhe mbështetës, si dhe me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Qytetarët e anketuar folën për nacionalizmin dhe për nivelin e kujdesit të Komunës për mjedisin jetësor dhe mirëmbajtjen e hapësirës publike. Me kryetarin e komunës Arben Taravari biseduam për proceset politike dhe për ngjarjet, për problemet në lidhje me pushtetin lokal dhe qendror, për transparencën dhe përgjegjësinë, proceset zgjedhore dhe marrëdhëniet mes bashkësive etnike.

Në Tetovë, qytetaret dhe qytetarët në komunikim me ekipet e Civilit, e shprehën pakënaqësinë e tyre dhe dëshpërimin nga kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe nga pushteti lokal, posaçërisht në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, rregullimin e trafikut dhe moskujdesin për resurset natyrore të cilat mund t’i ndihmojnë qytetit në ekonomi, ndërsa në këtë periudhë vetëm më tepër shkatërrohet. Edhe para kamerës së Civilit dhe në kontaktet me ekipin e Civilit, shumë qytetare dhe qytetarë të Tetovës e përmendën problemin me mafinë urbane.

Ekipet e Civilit shpërndanë materiale të shtypura në të cilat shkurtimisht përshkruhen vlerat e gjelbra dhe lidhshmëria me drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin, si dhe thirrjen për kyçje të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Banorët e Vrapçishtës, Tearcës dhe Jegunovcës kishin vërejtje, qëndrime dhe mendime në kontekstin e drejtësisë sociale, antinacionalizmit dhe vlerat e gjelbra. Një numër i madh i bashkëbiseduesve tonë kishin fjalë të mira për bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë të bashkësive etnike që jetojnë në rajon.

Ky turne filloi me një varg aktivitetesh në rajonin e Vardarit. Pas rajonit të Pollogut, ekipet e Civilit do ta vizitojnë rajonin juglindor, ndërsa në kthim, do të ndalen në rajonin Lindor. Deri në fund të verës, Civili do ta vizitojë edhe rajonin e Pellagonisë.

Biljana Jordanovska

Përpunimi i tekstit: D. Tahiri