Kategoritë

OBJEKTIVI QYTETAR Artikuj të gazetarëve qytetarë që nuk shihen në lajmet televizive

Civili i prezantoi tregimet më të suksesshme të gazetarëve qytetarë, në Parkun e qytetit në Shkup.

Para debatit të Civilit “Qytetarët për shtetin ose shteti për qytetarët”, qytetarët kishin mundësinë në hapësirë, përmes modulit Street Media të shohin një pjesë nga video tregimet më të suksesshme të gazetarëve qytetarë.

Dehran Muratov nga Civili, lajmet në rrugë i filloi me tregimin për banorët e lagjes Bair të Manastirit të cilët edhe në shekullin 21, ende jetojnë pa ujë. Më tepër për këtë foli gazetarja qytetare Jovana Zdravevska.

“Kur isha në seminarin e Civilit për gazetari qytetare, pash se  ka tregim për banorët e Bairit të cilët me dekada nuk kanë ujë. Menjëherë pas seminarit shkova në Bair, sepse jam nga Manastiri, dhe me celularin tim bëra ca incizime dhe biseda me banorët, të cilët u ankuan se nuk ka përmirësim pas artikullit të parë të publikuar nga Civili  para gjashtë muajve”, theksoi Zdravevska.

Përveç tregimit për Bairin pa ujë edhe në shekullin 21, qytetarët kishin mundësi të shohin tregime dhe për tmerrin në burgjet në vendin, për (pa)drejtësinë sociale dhe problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët, për diskriminimin…

Muratov theksoi se gazetarët qytetarë informojnë për probleme të cilat mediat tradicionale nuk munden ose nuk duan t’i trajtojnë.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i financuar nga National Endowment For democracy.

D.M.

Kamera: A. Petrovski

Montazhi: A. Mehmeti

Fotografia: Biljana Jordanovska