Kategoritë

PANEL Për (jo)transparencën dhe (pa)përgjegjësinë në proceset politike

Panel diskutimi u hap me pyetjen në se transparenca korrespondon me brendësinë e institucioneve dhe çfarë paraqet shërbimi i shtetit ndaj qytetarëve.

Në panelin me titull “Qytetarët për shtetin ose shteti për qytetarët”, të organizuar nga CIVIL- Qendra për Liri, diskutuan profesoresha Mirjana Najçevska, aktivistja Merita Maksuti dhe profesoresha Jasna Baçovska, për (jo)transparencën dhe (pa)përgjegjësinë në proceset politike, sundimin e drejtësisë, të drejtat e njeriut, mediat dhe pjesëmarrjen qytetare.

Paneli u hap me pyetjet nëse transparenca korrespondon me pasqyrën reale për institucionet dhe çfarë paraqet shërbimi i shtetit ndaj qytetarëve.

Profesoresha Mirjana Najçevska tregoi se deri ku jemi me demokracinë në kuptimin se sa kemi mësuar dhe deri ku jemi me kontrollin. Sipas saj, për të parën kemi problem, sepse 20 e më tepër vite mësojmë për demokracinë dhe ende nuk mësuam, madje edhe u shndërruam në përsëritës.

Demokracia bazohet në individë, nuk bazohet në grupe. Përkundër asaj që në shtetin tonë kemi parti, kemi organizata joqeveritare, grupe tifozë, grupe religjioze, grupe etnike, kemi grupime të ndryshme, vetëm nuk kemi individë. Derisa nuk mësojmë se baza e demokracisë është njeriu, individi, ne nuk do të lëvizim asnjë hap para. Çdo herë ndonjë grup është fajtor, por na humbet përgjegjësia individuale, nuk ndjehemi përgjegjës për asgjë që na ndodh në shtet. Elementi i tretë është cilësia e individit. Institucionet vlejnë aq sa njerëzit në  ato dhe ne këtë e harrojmë shpesh. Këta i shohim si struktura dhe elemente urbane, dhe jo si mbledhje dhe cilësi e individëve që varet cilësia e tyre. Nuk është njëjtë se kush do të jetë ministër, kush do të jetë në sportel etj. Ne kur votojmë nuk votojmë për individë, por e rrethojmë shenjën e partisë, rrethojmë ndonjë strukturë, dhe jo për individë, dhe nuk mund të dalim nga ky rreth i jo-demokracisë”, shtoi Najçevska.

Sipas saj, kontrolli duhet të ketë tre elemente. I pari ka të bëjë me bazën ligjore, e cila edhe duhet të zhvillohet ngadalë, e nëse nuk shkon ngadalë, nuk ka mundësi të kontrollohet.

“Elementi i dytë është qasja, pra në mënyrë përkatëse njerëzve t’u shpjegohet çfarë bëhet, ndërsa elementi i tretë – ndëshkim, ata që janë përgjegjës për diçka, të ndëshkohen”, deklaroi Najçevska.

Aktivistja Merita Maksuti deklaroi se marrëdhënia e qytetarëve dhe shtetit duhet të jetë e ndërsjellë dhe se kjo lidhje nuk duhet të ndërpritet.

“Jemi dëshmitarë të praktikave të vjetra dhe se reformat po zbatohen me vështirësi në disa institucione të robëruara. Shteti duhet të kuptojë se këtu janë për qytetarët dhe jo ndryshe. Sundimi i drejtësisë është elementi më i rëndësishëm”, tha Maksuti.

Maksuti thotë se me pushtetin e kaluar, organizata Eco Guerrilla kanë pasur raste absurde, si rasti me Jugohromin, që ishte i mbrojtur si ariu polar, ndërsa si rast të ngjashëm e përmendi rastin më të ri me duhanin në Luboten, dhe vlerëson se padrejtësia ndaj qytetarëve ende ekziston.

“Ligjet duhet të vlejnë për të gjithë barabartë, por drejtësia nuk respektohet deri në fund. Këtë e them edhe nga përvoja personale. Shteti duhet thelbësisht t’u përkushtohet reformave në të gjitha nivelet”, shtoi Maksuti.

Sipas saj, për ndryshime nevojitet kohë, por ata që duhet t’i nisin ndryshimet janë të zgjedhurit në pushtet, dhe jo të sillen sikur i kanë të trashëguara pozitat.

Profesoresha Jasna Baçovska tha se 27 vite assesi nuk mund të arrijmë demokraci dhe se ajo nuk është moment formal, nuk matet me atë nëse keni ndarje të pushtetit, por përmes ndjenjave të individit.

“Tre elemente janë të rëndësishme, e ato janë nëse u besojmë institucioneve, a i tolerojmë tjerët dhe participimi i qytetarit në vendimmarrje, nëse kemi ndjenjë se vendosim për diçka. Katër vite nuk ka transparencë, u shkatërrua me disa incidente edhe atë të mëdha, ndërsa në shtete normale pason dorëheqja”, shtoi Baçovska.

Civili angazhohet për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pa censurë, të sinqertë para tjerëve dhe para vetes.

Angella Petrovska

Fotografitë: Biljana Jordanovska