Gjatë strukturës së kaluar qeverisëse nacionalizmi ishte në nivel më të lartë, si në nivel lokal, ashtu edhe nacional. Nacionalizëm ende ka, por tentojmë ta margjinalizojmë ose injorojmë”, thotë aktivisti Dejan Ristov, nga Velesi.
Për kujdesin e shtetit për ekologjinë Ristov thotë se ky pushtet megjithatë punon për mjedis të shëndoshë, por kjo nuk mjafton.
“Mendoj se mundet më tepër dhe se asnjëherë nuk është mjaftueshëm për mjedis jetësor të shëndoshë”, shton Ristov.
Në pyetjen nëse ka drejtësi sociale në shtet, Ristov thotë se me ligjet e fundit ka ndryshime pozitive, si për shembull rritja e ndihmës sociale, por, shton se duhet ende të punohet që Maqedonia të bëhet shtet social.
Kamera dhe përpunimi i tekstit: Angella Petrovska
Montazhi: Arian Mehmeti