Kategoritë

AKTIVIZËM Smilev: Nuk ka progres ekonomik dhe social pa progres ekologjik

“Deri sa të ketë botë e jetë, nacionalizmi do të jetë pjesë përbërëse e njerëzimit, për fat të keq”, vlerëson aktivisti i njohur i Velesit, Igor Smilev.

Smilev vlerëson se edhe pse ndoshta nuk është aq i dukshëm si në qytete tjera në vend, nacionalizmi në Veles, megjithatë ekziston. Ai shton se pikërisht një nacionalizëm latent është shumë më i rrezikshëm.

“Gjuha e urrejtjes dhe nacionalizmi janë koktej vrasës, i cili paraqet plagë të rëndë për çdo shoqëri”, thotë Smilev, por shpreson se ecim drejt shoqërisë më të mirë.

“Sinqerisht shpresoj dhe dua të besoj se shkojmë drejt përmirësimit dhe se politikat reale ekonomike dhe sociale do ta thyejnë nacionalizmin”, shton ai.

Në aspektin e ekologjisë dhe gjendjes në Veles, Smilev është i vendosur se Ministria për mjedis jetësor është ministria e fundit që nuk konsiderohet me seriozitet dhe se ministrat për mjedisin jetësor janë shpërblim e të gjitha garniturave politike deri tani, sesa realisht dhe thelbësisht punojnë për mjedisin jetësor.

“Nuk ka asnjë centimetër progres ekonomik dhe social, nëse nuk ka progres ekologjik. Velesi jeton një moment të trishtë social, por në llogarinë e kësaj e kemi elementin ekologjik që është disa klasa më para se tjerat. Kjo është bazë për shpresat tona se Velesi një ditë të bukur me diell do të jetë qytet përparimtar ekonomik, sepse ekologjia, ekonomia dhe zhvillimi social janë treshja e shenjtë”, vlerëson Smilev.

Dehran Muratov

Përpunimi i tekstit: Maja Ivanovska

Kamera: Angella Petrovska

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Goran Naumovski