Kategoritë

KUMTESË CIVIL: 9 MAJ, lufta vazhdon!

Kumtesë e Civilit, 9 maj, 2019

Rruga drejt Maqedonisë së lirë dhe demokratike është e gjatë dhe me gjemba, dhe kërkon shumë orvatje dhe sakrifica, por kjo patjetër se do të ndodhë. Forcat  e lira dhe pro-demokratike, qytetaret dhe qytetarët e vetëdijshëm të Maqedonisë e gjetën rrugën e tyre nga e cila nuk ka dorëheqje.

9 Maji nuk është vetëm ditë historike e cila duhet të shënojë diçka nga e kaluara, por edhe të na përkujtojë se lufta nuk ka mbaruar, se edhe më tej duhet me të gjitha forcat të luftojmë kundër padrejtësive, urrejtjes dhe dhunës që e shkaktojnë nacionalistët, ekstremistët dhe radikalët e të gjitha niveleve.

9 Maji është kujtesë edhe për Lagjen e Trimave, krizës së ashpër të sigurisë që e shkaktoi grupi kriminel terrorist i Mirsad Ndrecajt, një nga ngjarjet më të errëta dhe traumatike nga sundimi i regjimit të Nikolla Gruevskit.

Sado që duket ironike, kjo luftë e “vogël” e përgjakur në Kumanovë kontribuoi për tejkalimin e dallimeve etnike, organizimin e protestave në të cilat qytetaret dhe qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike arritën të mbeten të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm, rrënimi i regjimit të Gruevskit. Përkundër operacionit të vazhdueshëm për tensione etnike dhe përçarje dhe në atë mënyrë të sundohet me frikësim, kërcënime dhe dhunë, vërejmë një pjekuri të qytetarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shoqëria fitoi pjekuri, si në planin politik, ashtu edhe në atë shoqëror, zhvilloi kulturë politike e cila i dha cilësi të re jetës në vend.

Katër vite pas 9 majit të përgjakur në Lagjen e Trimave – Kumanovë, CIVIL – Qendra për Liri përkujton dhe bën thirrje për përgjegjësi të institucioneve dhe të gjitha subjekteve politike në vend.

CIVIL-Qendra për Liri i përkujton institucionet se kanë përgjegjësi par qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë, për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë transparente dhe objektive.

Në këtë ditë e mposhtëm fashizmin në 1945. Do të vazhdojmë të luftojmë edhe më tej! Gëzuar 9 maji!

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.