CIVIL – Qendra për Liri e vëzhgoi procesin zgjedhor nga shpallja më 8 shkurt, por edhe e përfshiu periudhën e kaluar, përmes përcjelljes së gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe proceseve politike në vend.
Ekipi i Civilit dhe i CIVIL Media në mënyrë të paanshme dhe objektive së bashku me rrjetin e mbështetësve, anëtarëve, bashkëpunëtorëve të jashtëm, gazetareve dhe gazetarëve qytetarë, me 16- vëzhgues, por edhe me ndihmë të madhe dhe besim nga qytetaret dhe qytetarët, i monitoroi të gjitha proceset politike dhe ashpër reagoi për të gjitha mangësitë dhe parregullsitë. Megjithatë, ajo që do të mbetet për përshëndetje është transparenca dhe bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë, dhe mbështetja e institucioneve dhe organeve kompetente për zbatimin e zgjedhjeve.
Përveç mbulimit mediatik dhe kumtesave lidhur me zgjedhjet, Civili ofroi edhe një varg tekstesh edukative, intervista, analiza dhe raportime nga terreni me qëllim të kontribuojë për zbatimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Civili u takua edhe me përfaqësues të MPB, KSHPK, DZS, KSHZ, të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, zyrës së Avokatit të popullit, si dhe e përfaqësues të mediave dhe shoqatave relevante, ekspertë, analistë dhe shoqërisë qytetare. CIVIL Media publikoi varg intervistash me karakter informativ dhe edukativ, me përfaqësues nga këto institucione, media dhe persona publikë. Disa nga ata ishin edhe folës në konferencën e madhe “Si zgjedhjet – ashtu edhe ardhmëria” në të cilën u prezantuan qëndrimet dha analizat më relevante para procesit zgjedhor.
Në konferencën u publikua edhe versioni onlajn i publikimit “Çdo gjë që deshët të dini për zgjedhjet”, në gjuhë maqedonase dhe shqipe, kushtuar aspekteve dhe termeve të ndryshme në proceset zgjedhore, duke i përfshirë edhe parregullsitë më të shpeshta në proceset zgjedhore në Maqedoni. Ky publikim është material leximi i shkëlqyer dhe përkujtim si për vëzhguesit dhe aktvistët, ashtu edhe për publikun më të gjerë.
Ndërkohë, u mbajtën trajnime për vëzhgues në kornizat e dy projekteve që i realizon Civili, “Objektivi qytetar”, me mbështetje të National Endowment for Democracy dhe “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, në kornizat e të cilit është edhe zhvillimi i platformës mediatike të Civilit, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Secili nga projektet përmban në vete fokus të veçantë për të drejtën votuese, korrupsionin politik dhe ryshfetin zgjedhor, presionet dhe kërcënimet, si dhe financimin politik. Civili organizoi edhe seminare për trajnime në të cilat vëzhguesit u udhëzuan për drejtimet e vëzhgimit në procesin zgjedhor.
Që në periudhën e hershme të procesit zgjedhor, madje edhe para fillimit të fushatës zgjedhore, u shënua një numër i madh i rasteve të gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme, korrupsionit politik, propagandës së zezë dhe fushatës së parakohshme. Civili në këtë periudhë u përqendrua në vëzhgimin e kandidatëve për presidentë, mbështetësit e tyre partitë politike dhe financimin e tyre, institucionet dhe mediat.
CIVILI deri te KSHZ ka dorëzuar paraqitje për shkelje të Kodit zgjedhor. Bëhej fjalë për rastin me kandidaten presidenciale Gordana Siljanovska – Davkova dhe partinë politike VMRO-DPMNE të cilët më 25.03.2019 mbajtën ngjarje publike në Shtip, në të cilën u prezantua pjesëmarrësja në fushatën zgjedhore, që paraqet fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me Kodin zgjedhor. Pas afatit të parashikuar, KSHZ e refuzoi ankesën e Civilit me arsyetim se si organizatë, e akredituar nga ata, megjithatë, sipas Kodit zgjedhor, nuk është person i autorizuar për paraqitje të ankesave, duke mos hyrë në vetë rastin. KSHZ nuk hapi lëndë për këtë rast.
Me fillimin e fushatës zgjedhore, CIVIL Media filloi çdo ditë me kronikë zgjedhore, në të cilën komentoheshin fushatat e kandidatëve presidencialë. Kronika zgjedhore është tentim unik të shihen aktivitetet politike nga një këndvështrim i ri, tekste me shumë informata, por edhe shumë humor dhe ironi, dhe të cilat i pasqyruan qëndrimet e qytetareve dhe qytetarëve. Qëndrimet e qytetarëve shpesh publikoheshin edhe përmes anketave të realizuara nga CIVIL Media në rrugët e Shkupit dhe shtetit.
Edhe rrethi i parë edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve kaluan në atmosferë pune në Pres qendrën e Civilit. Ekipet kujdestare të Civilit ishin aktive edhe gjatë ditëve të fundjavës dhe festave gjatë procesit zgjedhor. Në rrethin e parë zgjedhor, Civili mbajti katër konferenca për shtyp, ndërsa në rrethin e dytë pesë konferenca për shtyp, si dhe panele me ekspertë pas mbylljes së vendvotimeve.
Më 21 prill në pres qendrën e Civilit u mbajt një panel i shkurtë për vlerësimet preliminare në rrethin e parë të zgjedhjeve. Folës në panelin ishin profesoresha e Fakultetit juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Jasna Baçovska, , gazetari Zoran Ivanov dhe analisti politik Sasho Ordanoski. Folësit u pajtuan se dita e zgjedhjeve kaloi relativisht mirë duke pasur parasysh se si zhvillohej fushata zgjedhore, gjegjësisht, si e drejtonin vetë kandidatët për presidentë dhe partitë politike që i mbështesnin.
Gjithashtu, në qendrën analitike të Civilit u përpunuan 170 raportime për parregullsi të regjistruara nga më tepër se 300 vendvotime. Në rrethin e parë numri më i madh i paraqitjeve ishte për parregullsi të shkaktuara nga administrata zgjedhore, probleme me Listën e Votuesve, si dhe disa raste serioze nga të cilat një për tentim për rryshfet të votuesve, i regjistruar në Dibër, ku janë shënuar edhe presione nga një parti e caktuar politike.
Në rrethin e dytë të votimeve më 5 maj, folës në panelin ishin Marina Tuneva, drejtoresha ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat në Maqedoni, gazetari Zoran Ivanov dhe profesoresha Mirjana Najçevska. Folësit u pajtuan se fundi ishte i pritur, relativisht mirë kaluan dy raundet zgjedhore dhe se mediat në përgjithësi mirë dhe në mënyrë profesionale e kanë kryer punën e tyre për informimin politik.
Xhabir Deralla, CIVIL, vlerësoi se vetë dita zgjedhore pavarësisht nga atmosfera e qetë dhe dalja e madhe, megjithatë tregoi shumë parregullsi në aspektin e kornizave ligjore në të cilat zbatohen proceset zgjedhore të cilat gjenerojnë, mes tjerash, edhe probleme të shumta me Listën e Votuesve. Nevojitet Kodi i ri zgjedhor, është qëndrimi i Civilit.
Këshille zgjedhore të paedukuara mjaftueshëm, përskaj tentimeve të KSHZ, shkelje e heshtjes zgjedhore, agjitim dhe shumë parregullsi tjera të shënuara nga monitorimi i Civilit.
Civili njëkohësisht e monitoroi edhe financimin politik, korrupsionin zgjedhor, mediat dhe rrjetet sociale, gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme.
Në periudhën e ardhshme ekipi i Civilit do të bëjë analizë përfundimtare nga të gjitha raportet dhe gjetjet nga procesi zgjedhor nga të gjitha aspektet.
Biljana Jordanovska