Kategoritë

MEDIA DHE ZGJEDHJE Geroski: Ta zvogëlojmë konfliktin në shoqëri!

Branko Geroski, kryeredaktori përgjegjës i “Slloboden Peçat” në konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria” në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, deklaroi se praktikë legjitime dhe e zakonshme e mediave, nëse dëshirojnë – është të marrin anë gjatë zgjedhjeve, gjegjësisht, nëse dëshirojnë, mund të përcaktohen për një nga kandidatët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, madje edhe të bëjnë tifo për të njëjtin.

“Në praktikën tonë kjo ndodhi gjatë ndryshimit të pushtetit, në vitin 2016, sepse kishim një qëndrim se është shumë e rëndësishme që Maqedonia definitivisht të lirohet nga një regjim që e mbante të izoluar dhe të robëruar nga bota dhe vendosëm se duhet të gjithë ne, si qytetarë, të japim kontributin tonë në atë drejtim dhe këtë e bëmë. Në mënyrë transparente, publike dhe legjitime”, tha Geroski.

Ai shtoi se për zgjedhjet e ardhshme presidenciale kanë vendosur të mos bëjnë një hap të tillë dhe të mos përcaktohen par anë në zgjedhjet.

“Duke menduar për ardhmërinë e Maqedonisë, qëndrimi im personal dhe i miqve të mi me të cilët jam koleg për një kohë të gjatë, është se ardhmëria e këtij vendi varet nga ajo nëse do të arrijmë gjatë dy ose tre viteve, ta ulim nivelin e konfliktit në shoqëri, i cili për momentin është shumë  i lartë. Më e rëndësishme është se në këtë proces zgjedhor shohim si rast për uljen e konfliktit, dhe për këtë arsye, duhet me shumë vëmendje t’i ndjekim dhe t’i përcjellim mesazhet e tre kandidatëve. Kemi forma të reja interesante të zbatimit të fushatës, kemi më tepër zbavitje në këto zgjedhje, tentojmë ta imponojmë mendimin se zbavitja është pjesë plotësuese e cirkusit që quhet zgjedhje, por jo për gjuhë të urrejtjes, por shërben të qeshemi”, shtoi Geroski.

Ai tha se me vëmendje të madhe do t’i ndjekin shkeljet, për të cilat ka dëgjuar se tani janë të zvogëluara, por në medien që e redakton – megjithatë, i vërejnë.

“Sensibiliteti jonë ndaj të gjitha shkeljeve dhe të gjitha gabimeve është shumë i rritur dhe për këtë arsye është perceptimi se ndoshta ne në mediat jemi shumë kritikë. Kjo është kështu sepse tani jemi shumë të ndjeshëm, në asnjë proces zgjedhor nuk kishim premtim se do të kemi zero tolerancë për korrupsion, për nepotizëm, për keqpërdorimin e fondeve publike për fushata politike”, deklaroi Geroski.

Ai shtoi se nëse shteti vazhdon të jetë “farkë” e konflikteve, si në këtë moment, kjo seriozisht do ta ngadalësojë përparimin e tij drejt botës së civilizuar ndaj të cilës synon, dhe shton se shpreson që zgjedhjet presidenciale do të bëjnë hap para.

Angella Petrovska

Kamera: Trpe Stojanovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: ekipi i Civilit