Kategoritë

KSHZ Derkoski: Votimi i 1782 personave nga diaspora do të kushtojë 30 milionë denarë!

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski në konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”, të cilën e organizoi CIVIL -Qendra për Liri, foli për Kodin Zgjedhor të përpiluar në vitin 2006, i cili deri tani përjetoi madje 30 ndryshime.

“Në procedurat e rëndomta, standarde, në ligjin thuhet se menjëherë duhet të përpilohet Kodi i ri Zgjedhor. Ky ekzistuesi, më nuk është i përdorshëm për punë!”, vlerëson Derkoski.

Derkoski në fjalimin e tij e theksoi obligimin e KSHZ ti përmbahet implementimit të tekstit ligjor,  dhe prandaj, në KSHZ shpesh përballen me pamundësinë të implementojnë ndonjë përcaktim, gjë që vetëm e pohon qëndrimin e tyre se urgjentisht nevojiten ndryshime, gjegjësisht, Kod i ri Zgjedhor.

“Floskula – zgjedhje korrekte dhe të pastra, që paraqesin kusht për euro-integrimet, dëgjojmë çdo ditë. Mirëpo, ajo që duhet ta bëjmë si shtet, që të kemi zgjedhje të pastra dhe korrekte, është – të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor, ta kuptojnë detyrën e tyre, në mënyrë të drejtë, me qellim, që në fund të ditës, më 21 prill dhe 5 maj, të kemi vlerësim pozitiv”, vlerëson Derkoski.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dobësia më e madhe në proceset zgjedhore në vend, janë këshillat zgjedhore. Qëndrimi i Komisionit është se në të ardhmen duhet të mendohet për mënyrën e zgjedhjes, por edhe për përbërjen e këshillave zgjedhore.

“Për këtë qëllim, ne kemi përgatitur programe të re për trajnime të këshillave zgjedhore, e cila, për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, nuk zhvillohet dy ditë para zgjedhjeve, por me muaj në vazhdimësi bëhen trajnimet e kryetarëve, zëvendës – kryetarëve dhe anëtareve të bordeve zgjedhore”, tha kryetari i KSHZ.

Mes tjerash, Derkoski në konferencë prezantoi edhe një pjesë të risive të KSHZ, siç janë trajnuesit nga shoqatat për persona me nevoja të veçanta, për organizimin e votimit në shtëpi pleqsh.

Si një nga problemet më të mëdha, Derkoski e tregoi problemin me votuesit nga diaspora.

“Për këto zgjedhje do të shpenzohen rreth 30 milionë denarë për 1782 persona, të cilët janë paraqitur të votojnë në diasporë, ndërsa nga përvoja, me siguri nuk do të votojnë të gjithë. Kjo do të jetë vota më e shtrenjtë, nga diaspora. Dhe kjo imponon një dilemë, të cilën duhet ta zgjidhim në periudhën e ardhshme. Unë nuk jam i mendimit t’u merret e drejta qytetarëve tonë. Por ekzistojnë edhe probleme tjera, si pamundësia e gjetjes së numrit të qytetarëve në diasporë, sepse askush nga qytetarët tonë kur e braktis shtetin, nuk e paraqet mungesën nga shteti më tepër se një vit. Ky është problem që e ngarkon edhe më tepër sistemin dhe organizimin e zgjedhjeve. Mirëpo, ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të ndryshohet modaliteti dhe mënyra e votimit të këtyre njerëzve, me qëllim t’u mundësojmë pjesëmarrje këtyre qytetarëve në proceset tona politike dhe t’u mundësojmë të votojnë”, tha Derkoski.

Maja Ivanovska

Kamera: Trpe Stojanovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.