Kategoritë

MONITORIM ZGJEDHOR Deralla: Civili shënon keqpërdorime, gjuhë të urrejtjes dhe shumë mangësi në procesin zgjedhor

Ju përcjellim theksime nga fjalimi i Xhabir Derallës, presidentit të Civilit, i cili i paraqiti rezultatet preliminare nga monitorimi zgjedhor i organizatës, në Konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”, që u mbajt më 10 prill në Shkup, me pjesëmarrje të përfaqësuesve relevantë të institucioneve, mediave dhe ekspertëve, dhe në praninë e shumë diplomatëve dhe qytetareve dhe qytetarëve të interesuar.

160 vëzhgues të akredituar të Civilit

Pa dyshim se gjendemi në një moment të ndjeshëm politik. Organizata jonë gjendet në fazë në të cilën për çdo ditë pranojmë informata dhe raporte nga gazetarët qytetarë, vëzhguesit, qytetaret dhe qytetarët, nga organizatat joqeveritare, që lajmërohen në Civil. Kuptohet, edhe ekipi ynë vazhdimisht është diku në terren. Në hartën tonë gjenden të gjithë vendbanimet, pavarësisht a bëhet fjalë për fshat ose qytet, vendbanim më i vogël ose më i madh. Zgjedhjet do ti vëzhgojnë me 160 vëzhgues të akredituar.

Nuk ka nevojë të shkohet nëpër mitingje, sepse të gjithë gjatë gjithë kohës janë në Fejsbuk. Ngjarjet emitohen drejtpërdrejtë, komentet ndodhin drejtpërdrejtë dhe mjafton që vëzhguesit tonë të jenë para kompjuterit ose në telefon, që të ndjekin se çfarë po ndodh. Kuptohet, ne vazhdimisht do të jemi në terren dhe do ti detektojmë të gjitha parregullsitë që nuk i vërejnë kamerat, dhe kjo është më e rëndësishmja.

Do ti numëroj gjetjet e Civilit nga vëzhgimi i deritanishëm.

Fushatë e parakohshme

Nuk ishte e vështirë të konstatohet shkelje flagrante e rregullave me fushatën e filluar para kohe.

Civili shënon se fushata zgjedhore ka filluar moti dhe para kohe. Partitë politike i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e mundura që ta bajpasojnë rregulloren dhe të arrijnë deri te votuesit, duke i shfrytëzuar mangësitë e shumta në Kodit Zgjedhor i cili është i mbushur me vrima, si djathë Zvicre.

Brengos fakti që partitë politike ende nuk  mësuan ta respektojnë votuesin, dhe  veprojnë në kundërshtim me standardet evropiane.

Gjuha e urrejtjes

Gjuha e urrejtjes, e cila edhe në këto zgjedhje është në arsenalin e armëve të strukturave politike në tentim të fitimit të pikëve politike ose diskualifikimin e kundërshtarit politik, vërehet shumë.

Duket qartë se gjuha e urrejtjes është e planifikuar, dhe zhvillohet në faza dhe bazohet në histeri etnike, fetare dhe anti – migrante, ndërsa nuk mungojnë edhe diskualifikimet personale të kendidatëve. Kjo reflektohet te mediat, të cilat janë pjesë e monitorimit tonë.

Financimi politik

CIVILi me vëmendje e ndjek financimin politik. Tentojmë të zbulojmë nëse financimi është sipas ligjit. Dhe, këtu shënojmë se, ashtu si është i rregulluar financimi politik në ligj, para së gjithash, në pjesën e raporteve financiare, mundësohet periudhë e gjatë për sjelljen e tyre, që e mundëson “rregullimin” e tyre. Presim partitë ta informojnë opinionin për mënyrat e financimit, edhe pse kemi informata se një pjesë e fushatës nuk do të jetë pjesë e raporteve.

Keqpërdorimi i fëmijëve dhe të miturve

CIVILI shënon edhe keqpërdorim të fëmijëve dhe të miturve në fushatë. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe prindërve t’i mbajnë fëmijët jashtë politikës. I shohim në tubime, në fejsbuk, në TV spotet…

Kemi vërejtur se në fushatën e deritanishme shumë lehtë përvetësohen idetë dhe mesazhet, pjesë të tëra të fushatës janë vendosur në  mënyrë artificiale, gjegjësisht, janë vjedhur nga trashëgimi tjera politike ose qytetare.

Shkelja e heshtjes zgjedhore

Ka paralajmërime të qarta për shkeljen e heshtjes zgjedhore. Veç më ka dy raste për aktivitete më 21 prill dhe më 5 maj, në ditët e zgjedhjeve, gjatë heshtjes zgjedhore. U bëjmë thirrje kompetentëve ti mënjanojnë këto parregullsi.

Ryshfet zgjedhor

Jemi të njoftuar, në bazë të raporteve nga terreni, se përgatitet ryshfet zgjedhor, por ryshfeti për një votë nuk është më 500 denarë, është rritur çmimi i votës, tani është 100, e ndoshta do të arrijë çmim edhe më të lartë.

Ndryshime pozitive

Shënojmë edhe ndryshime pozitive, puna e përmirësuar e sistemit, Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit paralajmëron se me të gjitha kapacitetet punon kundër korrupsionit.

Për herë të parë, me këtë përbërje kemi përvojë pozitive me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili tregon gatishmëri për bashkëpunim. Kuptohet, kjo është një situatë e cila mund të ndryshojë në çdo moment, të shpresojmë për më  mirë.

Kemi vërejtur kërcim serioz teknologjik të komunikimit në tërë fushatën, si dhe në mënyrën e funksionimit të institucioneve, të cilat tregojnë se janë të përgatitura të ecin në hap me teknologjinë.

Dominimi i partive politike

Edhe pse këto janë zgjedhje presidenciale, ky është proces zgjedhor i cili ka karakter të zgjedhjeve parlamentare. Dëgjojmë fjalime që kanë të bëjnë me zgjedhje lokale, regjistrojmë ndërhyrje serioze të majave të partive politike, situatë në të cilën kandidatët për president humbin nga dukshmëria.

Presim ditë të qeta zgjedhore, posaçërisht në rrethin e parë, me tensione në 2-3 orët e fundit, por nuk presim incidente.

Përpunimi i tekstit: I. K. Ilievski

Fotografitë: Ekipi i Civilit

Montazh: Arian Mehmeti

 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.