Kategoritë

EDUKIM KSHZ ka plan të mirë, por sa do të arrijë ta realizojë?

Para zgjedhjeve presidenciale, të mësuar nga kritikat në proceset zgjedhore të kaluara, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur të përgatisë programe të detajuar për edukim dhe informim të votuesve. Qëllimi i këtij programi është  që KSHZ para së gjithash përmes tij të punojë në drejtim të forcimit të vetëdijes dhe njohuritë e qytetarëve për procesin zgjedhor. Praktika deri tani ka treguar se, edhe pse KSHZ, si institucion kompetent për zbatimin e zgjedhjeve ka përgjegjësi votuesit të jenë të informuar mirë dhe të edukohen, qytetarët çdo herë mbeten të lënë pas dore, në llogari të edukimit të administratës zgjedhore. Për fat të keq, praktika tregon se edhe në mënyrë të vazhdueshme, në çdo proces zgjedhor, përballemi me administratë të painformuar dhe të paedukuar, panjohuria e të cilës rezulton me shumë parregullsi zgjedhore.

Edukimi i qytetarëve është prioritet strategjik i KSHZ për periudhën 2017 – 2020, me mundësi për përgatitje të programeve të reja, me përdorim të teknikave të reja dhe metodave të edukimit të qytetarëve dhe votuesve.

Si vërejtje pozitive është krijimi i një programi i dedikuar qytetarëve për të drejtën e tyre votuese, dhe jo vetëm program i detyrueshëm për këshillat zgjedhore, të cilat si zakonisht nuk ishin efikase.

Ajo për të cilën KSHZ, sipas rregullave, duhet t’i informojë qytetarët, e deri tani nuk arritën, është, se kush ka të drejtë vote, kur dhe ku votohet, çfarë nevojitet për realizimin e të drejtës votuese, çfarë është e ndaluar në vendvotimet, si votohet, në cilën mënyrë votohet dhe si dorëzohen ankesa për mbrojtjen e të drejtës votuese.

Programi i tërësishëm parashikon edhe fushatë mediatike, mjete për marrëdhënie me publikun, si dhe azhurnimin e rregullt të Listës së Votuesve.

Në fund, siç shkruan në programin, qëllimi është të fitohet përshtypja se KSHZ kujdeset për votuesit dhe të kthehet besimi i qytetarëve në këtë institucion.

Mesazhet kryesore të KSHZ janë: Komisioni Shtetëror Zgjedhor i merr të gjitha veprimet e domosdoshme në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve presidenciale  të drejta dhe demokratike, secili mund ta shfrytëzojë në pajtim me bindjet personale, askush nuk guxon dhe nuk mundet ta keqpërdorë të drejtën votuese, KSHZ do t’i sigurojë parimet e barazisë, paanshmërisë dhe ligjshmërisë të zgjedhjeve presidenciale.

Mbetet të shihet se sa nga këto qëllime të SKHZ me të vërtetë do të realizohen, dhe  çfarë do të mbetet vetëm në letër.

Pjesa edukative dhe informative për votuesit, si dhe fushata zgjedhore, sipas programit, do të fillojë paralelisht me fushatën e kandidatëve për president, gjegjësisht, më 1 prill.

B. Jordanovska