Kategoritë

KËRKESË CIVIL: Ndal keqpërdorimit politik të fëmijëve!

CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve dhe të miturve për qëllime politike dhe zgjedhore. Në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të Civilit, konstatohen raste të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve para dhe pas fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Keqpërdorimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për arganizim dhe veprim politik ose fetar.

CIVILi i përkujton partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe t’i gëzojë të gjitha të drejtat e paraqitura në Deklaratën për të drejtat e fëmijëve dhe në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve. Një numër i madh i fëmijëve nuk kanë qasje deri te arsimi cilësor, mbrojtja shëndetësore dhe kushte dinjitoze për jetë. Ata kanë të drejtë për fëmijëri  pa brenga, të liruar nga ngjarjet politike ditore.

Fëmijët nuk e kanë vendin në politikë! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të japin kontribut për mbrojtjen e fëmijëve, dhe jo për keqpërdorimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim fëmijëve t’u mundësojnë zhvillim të shëndoshë fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, dhe mënyrë normale të jetesës në kushte të lirisë dhe dinjitetit!

Civili në vazhdimësi i alarmon institucionet, partitë politike dhe publikun për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet t’i sanksionojnë të gjithë që i fusin fëmijët në politikë në çfarë do mënyre.

CIVILI porosit: Ndal keqpërdorimit politik dhe indoktrinimit të fëmijëve! Nuk guxojmë të lejojmë që zhvillimi i fëmijëve të jetë i kontaminuar me antagonizëm fetar, politik, ideologjik, etnik, gjinor ose social!

Civili kërkon nga institucionet të ndërmarrin sanksione të vendosura kundër të gjithëve që do të tentojnë fëmijët dhe të miturit t’i vendosin në listën e aktiviteteve të tyre. Thjeshtë, kjo duhet të ndalet menjëherë!

 

CIVILI u bën thirrje të gjithë vëzhguesve, mbështetësve, anëtarëve dhe qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin keqpërdorim politik të fëmijëve, si dhe gjuhë të urrejtjes, keqpërdorime dhe parregullsi tjera zgjedhore.

Paraqitjet mund të dërgohen në mesazh me postë elektronike (monitoring.civil@gmail.com), Fejsbuk, në telefon (02 / 5209 176),  dhe në paraqitjen onlajn për parregullsi zgjedhore  ose personalisht në  selinë e organizatës në Shkup.