Kategoritë

E DREJTA E VOTIMIT Mashtrimi zgjedhor – goditje e drejtpërdrejtë mbi të drejtën votuese

Para zgjedhjeve presidenciale, dhe në kontekstin e përvojës me numrin e ankesave të refuzuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndoshta është koha të ndahen pak më tepër informata se çfarë do të thotë mashtrim zgjedhor dhe si ndëshkohet.

Mashtrimi zgjedhor është me rëndësi të veçantë kur është i lidhur me shkeljen e të drejtës votuese. Sipas Kodit Penal, Neni 149, procedura për mbrojtjen e të drejtës votuese të votuesve, në nenin 2, thuhet se çdo votues të cilit i është shkelur e drejta votuese në procedurën për zbatimin e votimit, mund të dorëzojë ankesë te Komisioni Shtetëror Zgjedhor në afat prej 24 orë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i obliguar në afat prej 4 orë nga pranimi i ankesës të merr vendim. Gjykata administrative mundet ta aprovojë ose ta ndryshojë vendimin.

Por, në procesin dorëzimit të ankesës dhe konsiderimin e ankesës se është shkelur e drejta votuese, edhe KSHZ edhe Gjykata administrative do të thirren në Kodin Penal.

Gjegjësisht, nëse votuesi ka ankesa për mashtrim zgjedhor, do të thirren në nenin 165, në të cilin thuhet se mashtrim zgjedhor bëhet nëse një anëtar i këshillit zgjedhor, komisionit zgjedhor, këshillit për zbatim të referendumit ose person tjetër zyrtar në kryerjen e shërbimit në lidhje me zgjedhjet ose votimin, do ta ndryshojë numrin e votave të dhëna me shtesë ose marrje të një ose më tepër fletëvotimeve ose do ta ndryshojë numrin e votave gjatë numërimit ose gjatë shpalljes së rezultateve nga zgjedhjet, do të dënohet me burg prej tre muaj deri pesë vite.

Në praktikë, ankesa për mashtrim zgjedhor zakonisht vjen nga partitë politike ose vëzhguesve të tyre në ditën e zgjedhjeve, por edhe nga subjekte tjera që e vëzhgojnë procesin zgjedhor, dhe rrallë nga vetë votuesit.

Megjithatë, shkelja e këtij Neni të Kodit Penal, e prish drejtpërdrejtë mbrojtjen e të drejtës votuese. Me këtë rrezikohet secila votë e qytetareve dhe qytetarëve, pavarësisht nëse kanë votuar në zgjedhjet ose kanë vendosur të mos dalin në votime.

B. Jordanovska

Me qëllim të kontributit ndaj forcimit të vetëdijes publike për të drejtën e votimit, si dhe për parregullsitë në proceset zgjedhore, Civili filloi me seri tekstesh edukative për aspektet e ndryshme të proceseve zgjedhore.

Qytetarët dhe qytetaret që kanë informata për shkeljen e të drejtës së votimit, keqpërdorimeve, presioneve dhe parregullsive tjera gjatë procesit zgjedhor, munden të dërgojnë paraqitje në onlajn formularin Zgjedhje të Lira ose të kontaktojnë me Civilit në monitoring.civil@gmail.com, në inboks në Fb faqen e Civilit ose të paraqiten në 02/5209176.