Kategoritë

MONITORIM CIVILI konstaton parregullsi në periudhën parazgjedhore, thirr për mbështetje nga qytetaret dhe qytetarët

CIVILI çdo herë e mban qëndrimin se shteti e ka për OBLIGIM ta respektojë maksimalisht të drejtën votuese në çdo situatë, pavarësisht nga ajo nëse votuesit nuk kanë qenë të rregullt në komunikimin me shërbimet amë ose bëhet fjalë për gabim në sistemin.

Në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të CIVILit, konstatohet se fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar para kohe, edhe pse sipas  ligjit fushata fillon më 1 prill, tre javë para ditës së zgjedhjeve.

Një pjesë e folklorit parazgjedhor gjatë proceseve paraprake zgjedhore ishin dhunë strukturore, ghuha e urrejtjes, lajmet e rreme, korrupsioni, financimi joligjor politik, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, blerja e votave, presionet, kërcënimet dhe kushtëzimet. CIVILi shënon se një pjesë e madhe të mangësive të mëparshme, parregullsive dhe praktikave mashtruese në proceset zgjedhore janë pjesërisht të tejkaluara me risitë në Kodin Zgjedhor, forcimin e një pjese të institucioneve relevante dhe hapave tjerë në reforma.

CIVILi i ndjek me sy të hapur gjendjet në terren dhe veç më ka konstatuar parregullsi dhe dukuri negative në këtë proces zgjedhor.

Si zakonisht, CIVILi si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, monitorimin në masë të madhe e bazon në paraqitjet nga qytetaret dhe qytetarët, gazetarët qytetarë dhe qindra mbështetës dhe anëtarë të organizatës anembanë vendit. CIVILi përkujton se secila informatë në këtë periudhë, është e rëndësishme. Nuk ekzistojnë informata të parëndësishme. Prandaj, pavarësisht nga formati: fotografi, video, postime në rrjetet sociale dhe çdo lloj tjetër komunikimi, dëshmi personale ose  ndodhi, janë të mirëseardhura.

Të gjithë që dëshirojnë të ndihmojnë në monitorimin zgjedhor mund të kyçen si vëzhgues afatgjatë ose afatshkurtë të CIVILit. Edhe më e rëndësishme: pavarësisht nga lidhshmëria me CIVILin si bashkëpunëtorë, anëtarë ose mbështetës, pjesëmarrës në seminare për gazetari qytetare ose pjesëmarrës në proceset zgjedhore si vëzhgues tonë, të gjithë qytetarët e vetëdijshëm, shoqatat, organizatat, madje edhe institucionet, mund të kontribuojnë për mbrojtjen e të drejtës votuese dhe ta alarmojnë opinionin dhe institucionet relevante për parregullsitë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë që procesi zgjedhor të jetë i lirë, i drejtë dhe demokratik. E gjithë shoqëria është e ftuar në luftën kundër çrrënjosjen e parregullsive zgjedhore, duke filluar prej gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, deri te keqpërdorimi i administratës dhe resurseve publike, që të pengohen pasojat e mëdha.

“Ku të paraqiten parregullsitë zgjedhore, nëse jo në CIVIL?” – ishte deklarata e shkurtë e Xhabir Derallës, presidentit të CIVILit, organizatë e cila gëzon besim të madh te qytetaret dhe qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, ose çdo përkatësi tjetër.

Paraqitjet mund të dërgohen në mesazh në postë elektronike (monitoring.civil@gmail.com), Fejsbuk, përmes telefonit (02 / 5209 176), në paraqitjen onlajn  për parregullsi zgjedhore ose personalisht në selinë e organizatës në Shkup.

Ekipi i Civilit për komunikim