Kategoritë

OBJEKTIVI QYTETAR Gazetaria përmes objektivit të aktivistëve qytetarë

Në seminarin dyditor për gazetari qytetare në Veles, në organizim të Civilit, në nivel nacional, morën pjesë edhe entuziastë të rinj, të cilët paksa kanë qenë të involvuar në aktivizëm qytetar si dhe në gazetari.

Njohja e tyre se pjesëmarrja aktive qytetare mund të kontribuojë për ndryshimet shoqërore ishte nxitje për zgjerimin e diturisë së tyre me mënyra të reja dhe inovative për informimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për problemet me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Kjo ishte mundësi për gazetarët e ri që vijnë nga vende të vogla. Të vetëdijshëm e mediat e mëdha nuk kanë interes për nevojat e bashkëqytetarëve të tyre, e njohën vlerën e gazetarisë qytetare dhe Civilin si lidhje të drejtpërdrejtë të informatës dhe atyre deri te të cilët duhet të arrijë.

Bllagojço Kostadinov është gazetar nga Makedonska Kamenica, për të cilin nuk ka vend dhe hapësirë në mediat rajonale. I bartur nga dëshira ta punojë atë  me të cilën më së miri do të mund të kontribuojë për bashkëqytetarët e tij, ai hapi një medie “Be face info”.

Si kontribut dhe falënderim për mundësinë të jetë pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë, Kostadinov bëri një video artikull për gazetarinë qytetare të Civilit, në të cilin edhe vetë ishte pjesëmarrës.

Civili i falënderon Bllagojçes për kontributin e tij ndaj gazetarisë qytetare, me shpresa për bashkëpunim të suksesshëm dhe të gjatë në të ardhmen.

“Duke u përballur me kushtet e rënda në të cilat mbijetojnë mediat në shtet, Bllagojço, megjithatë vendos të mos heq dorë nga gazetaria dhe të vazhdojë me raportimin e tregimeve të mira dhe të këqija në nivel lokal. Shpresojmë për bashkëpunim të suksesshëm që do të sjell shumë ndryshime të nevojshme për jetë më dinjitoze të qytetarëve”, thonë nga Civili.

“Seminarin e shoh si një perspektivë të mirë, si edukim joformal, sepse nuk mundet çdo kush të jetë me arsim sipëror dhe të jetë me kualifikim dhe diplomë gazetarie dhe të merret me këtë profesion. Shpresoj se, si mua, ashtu edhe të gjithë pjesëmarrësve ky seminar u ndihmoi të gjinden në këtë lëmi  dhe të kenë sukses më të madh në përpilimin e tregimeve të tyre”, deklaroi Kostadinov për mbresat e tij nga seminari.