• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVILI dhe Komuna e Tetovës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kundër ekstremizmit të dhunshëm

February 12, 2019
in BALLINA, LAJME
CIVILI dhe Komuna e Tetovës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kundër ekstremizmit të dhunshëm
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri dhe Komuna e Tetovës dje nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kundës ekstremizmit të dhunshëm. Memorandumin e nënshkruan Xhabir Deralla, në emër të Civilit dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Ne, si organizatë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të tentojmë ta forcojmë vetëdijen qytetare te qytetaret dhe qytetarët për rreziqet nga ekstremizmi i dhunshëm dhe të kontribuojmë për parandalimin, si dhe për kuptimin e të gjitha motiveve të cilat do të shpinin drejt radikalizimit të të rinjve dhe individëve tjerë ose grupeve në shoqëri. Komunikimi paqësor dhe pa dhunë me institucionet është ajo që ne e ofrojmë si zëvendësim për ekstremizmin e dhunshëm”, tha Xhabir Deralla, Civil.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi se Tetova është pjesë e rrjetit “Strong Cities” dhe se vetëm përmes dialogut dhe mirëkuptimit arrihet deri te zgjidhja përkatëse.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, u mbajt edhe takim punues me temë “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” në të cilin morën pjesë përfaqësues të shkollave, policia, sektori qytetar dhe përfaqësues të institucioneve që punojnë në këtë problematikë.

Përfaqësuesit e Civilit ua prezantuan projektin pjesëmarrësve, qëllimi i të cilit është kontribuimi për forcimin e rezistencës së bashkësive lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm, përmes formimit të grupeve punuese në komunitetet, edukim qytetar dhe forcimin e vetëdijes qytetare.

Ngjarjet janë në korniza të projektit “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm”, i cili është i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shkup.

CIVIL – Qendra për Liri deri tani ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim kundër ekstremizmit të dhunshëm me Ministrinë për punë të brendshme dhe me komunat Kumanovë, Veles, dhe Gazi Babë.

Dehran Muratov

Fotografia: Angella Petrovska

Next Post
Sllovenia e nënshkruajti Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sllovenia e nënshkruajti Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Perspektiva #2019: Të gjithë kritikët në një vend

Konferencë për njerëzit, shpresat e tyre, dëshpërimet dhe perspektivat

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom