• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Konferencë për njerëzit, shpresat e tyre, dëshpërimet dhe perspektivat

February 12, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Perspektiva #2019: Të gjithë kritikët në një vend
Share on FacebookShare on Twitter

Realiteti shoqëror politik dhe perspektivat në vitin 2019 do të jenë nën llupën e një numri të madh pjesëmarrësish në konferencën #Perspektiva2019 që do të mbahet nesër, më 13 shkurt, në “Kino Kultura” me fillim në ora 11.

Folje hyrëse do të kenë Ambasadori gjerman Tomas Gerberih dhe Ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska. Konferenca propozon të flitet në temat “Mes shpresës dhe realitetit” (kushtuar proceseve shoqërore politike dhe çështjeve ekonomike), dhe “Përfundimet historike dhe hapje të perspektivave të reja” ( proceset e integrimeve euroatlantike). Mes folëseve dhe folësve do të jenë prof. Mirjana Najçevska, Xhevdet Hajredini (ministër i mëparshëm i financave), Mersiha Smailloviq (Legis), Branko Gerovski (Plusinfo), Aleksandar Kërzhallovski (MCMS), Rozeta Trajan (KSHPK) dhe tjerë. Do të flasin edhe përfaqësues të Civilit të cilët do t’i përcjellin shpresat dhe dëshpërimet e qytetareve dhe qytetarëve nga i tërë vendi. Agjenda, si çdo herë kur bëhet fjalë për ngjarjet e Civilit, mbetet e hapur.

“Koha e investuar mirë është ajo kohë në të cilën mësohet dhe këmbehen qëndrime dhe dituri. Prandaj, termini nga ora 11 deri 13:30 do të jetë mundësi e mirë që të behët ky investim. Jemi të sigurt se kjo konferencë do të mbahet mend për seriozitetin dhe zërin kritik”, thonë nga e ekipi i organizatorëve të konferencës.

Nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar, ekipi i CIVIL Media realizoi një varg artikujsh me politikanë, ekspertë dhe aktivistë të cilët për opinionin  i shtruan vështrimet e tyre për vitin e kaluar 2018, si dhe parashikimet e tyre dhe rekomandimet për vitin 2019. Përveç këtyre, gjatë përgatitjeve për këtë konferencë janë marrë parasysh edhe analizat, intervistat dhe kolumnat e një numri të madh të vendimmarrësve, si dhe autoreve dhe autorëve që janë pjesë e prodhimit mediatik, monitoringut dhe analizave të organizatës gjatë periudhës së kaluar.

Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Next Post
Seanca e parë e Komisionit të ri kundër korrupsionit

Seanca e parë e Komisionit të ri kundër korrupsionit

Civili hap mundësinë për aplikim për vëzhgues të zgjedhjeve

Civili hap mundësinë për aplikim për vëzhgues të zgjedhjeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom