Kategoritë

EPIDEMI Fëmijë me kancer janë infektuar nga fruthi

Tre nga fëmijët e sëmurë nga fruthi janë fëmijë të sëmurë nga kanceri, to cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Hematologji. Te dy nga fëmijët që janë raste të reja. Sëmundja është vërtetuar dje, ndërsa te një fruthi ka qenë i vërtetuar paraprakisht. Fëmijët e sëmurë rëndë janë infektuar gjatë mjekimit të tyre në Klinikën për hematologji.

Epidemia e fruthit morri hov në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku janë evidentuar tetë të punësuar të sëmurë të cilët paraprakisht janë vaksinuar kundër fruthit, dhe katër fëmijë pacientë.

Katerina Stavriq, drejtorja e Klinikës për sëmundje të fëmijëve ka pohuar se të gjithë fëmijët janë në gjendje stabile.

“Nga dje kemi 2 raste të reja të fëmijëve të sëmurë nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Gjendja e tyre është stabile dhe nën kontroll. Një fëmijë është në mjekim shtëpiak dhe është i shëruar. Gjatë natës, gjendja e tyre ndiqej nga ekipi i mjekëve dhe të gjithë fëmijët janë të trajtuar në mënyrë përkatëse”, tha drejtorja e Klinikës.