Kategoritë

ZGJEDHJE Deralla: Është mirë të ëndërrosh, por realiteti është ndryshe kur bëhet fjalë për zgjedhjet

“Nëse doni të aplikoni për qertifikatë të lindjes dhe nëse e shihni faqen e tyre, do të shihni se ajo nuk është e sigurt, do të vëreni se ka shumë probleme. Kjo është tregues se Maqedonia ende nuk ka arritur deri te një nivel themelor i sigurisë dhe cilësisë së zgjidhjeve të reja teknologjike. Është mirë të ëndërrohet, por ecni ta shohim realitetin, dhe pastaj të planifikojmë diçka”, deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL, për mediat, në skajet e tryezës së rrumbullakët profesionale “Implementimi i teknologjive të reja në proceset zgjedhore”, në organizim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

“Sajber lufta në këtë kontekst është armiku më i madh i demokracisë”, deklaroi Deralla, duke folur për sfidat bashkëkohore në domenin e teknologjive të reja.

“Është mirë të kemi bazë të zhvilluar teknologjike dhe të shfrytëzohen të gjitha këto zgjidhje teknologjike. Por, duhet të keni parasysh se njeriu është i pari dhe i fundit në gjithë tregimin. Në atë moment kur keni madje edhe një njeri të cilit i rrezikohet e drejta e njeriut për votë, posaçërisht nëse shkaqet janë të karakterit teknologjik, kjo veç më është devalvim i tërë sistemit”, theksoi Deralla.

Si shembull, Deralla e tregoi mungesën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferin, nga Lista e Votuesve dhe përkujtoi se mijëra qytetare dhe qytetarë kanë qenë të pamundësuar të votojnë nga arsye të ngjashme, përballë shumë teknologjive, databazave dhe kryqëzimeve që u zbatuan gjatë proceseve zgjedhore, e të cilat nuk dhanë rezultat. Në fund, ai ishte i vendosur: “Shteti ka obligim t’ua mundësojë të drejtën për votim të gjithë qytetarëve”.

Biljana Jordanovska

(teksti, kamera, montazhi dhe fotografia)