• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Plani 18 do të implementohet në kohë

January 14, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Osmani: Brukseli nuk mund të premtojë përjashtim prej masave për çelikun
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryetari i Qeverisë Bujar Osmani sot në Sekretariatin për çështje evropiane ka mbajtur brifing me ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Maqedoni, dhe e prezantoi statusin e implementimit të Planit 18.

“Arritëm t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura politike, duke lënë hapësirë për implementim më të gjerë dhe më të thellë të procesit reformues”, theksoi Osmani në fillim të mbledhjes, duke referuar fillimisht për suksesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës përmes votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Në vazhdim, Osmani iu referua aktiviteteve të realizuara të deritanishme të Planit 18, si dhe sfidave për implementimin e tij të mëtutjeshëm.

“Kemi progres serioz praktikisht në të gjitha sferat e Planit 18: në gjyqësor, ku numër i madh ligjesh janë në fazën finale; reforma në shërbimet e sigurisë, ku sistemi i përgjimit tani më është i ndarë në mënyrë adekuate nga sistemi i sigurisë dhe kundërzbulimit; ndërkaq progres ka edhe në aktivitetet e parapara me reformat në administratën publike”, theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi nga realizimi i Planit 18 në të gjitha sferat.

“Ditën e parë të punës këtë vit u thirr Komiteti i Punës për Integrime Evropiane, ku struktura më e lartë udhëheqëse e gjithë administratës shtetërore referoi për reformat e Planit 18, dhe personalisht jam i kënaqur nga përkushtimi i tyre”, theksoi Osmani, duke shprehur bindje të fortë para ambasadorëve se Plani 18 do të jetë i implementuar në kohë, me qëllim që zbatimi i tij të shënohet në mënyre adekuate në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për vendin.

Në fund Osmani shprehu mirënjohje deri te ambasadorët e vendeve – anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre në procesin reformues, dhe në përgjithësi, të integrimeve evropiane të vendit, duke shprehur shpresën se kjo mbështetje do të rezultojë me rezultate konkrete edhe këtë vit, që nga fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

 

Next Post
Tsipras: Nuk mund t’i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas

Cipras me porosi qytetarëve grekë

Gjendet varri i Kleopatrës

Gjendet varri i Kleopatrës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom